Zjarrfikësit në RMV punojnë me mjete të shekullit të kaluar dhe pa pajisje themelore

    Kamionetë e Njësitit zjarrfikës në Tetovë/Fotografia: Nistori

    Njësitë zjarrfikëse komunale, punojnë me gjysmën e kapaciteteve të nevojshme, nuk ka qendra për stërvitje për kuadrot e reja, punohet me automjete nga vitet e 40-ta dhe zjarrfikës që nuk kanë çizme e as rroba pune adekuate.

    “Për momentin kemi më pak se 400 zjarrfikës, në të gjitha njësitë e zjarrfikësve, edhe pse sipas ligjit numri duhet të jetë më shumë se 800. Sepse në ligj thuhet, se në secilin 1500 banorë, duhet të ketë nga 1 zjarrfikës…Në shtet nuk ekziston qendër trajnuese për stërvitje për kuadrot e reja të zjarrfikësve, e as për më të vjetrit…Problemi i tretë me të cilin ballafaqohemi, janë automjetet, në njësitë tona të zjarrfikësve, kanë automjete nga vitet e 40-ta, 50-ta, diçka që ka mbetur nga sistemi i vjetër, të cilat i përmirësojnë dhe mundohen me to të bëjnë sa më shumë punë…”, deklalroi Dushica Perishiq, Drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së.

    Nga Ministria e Ekonomisë, thonë se me planin operativ të këtij viti është parashikuar angazhimi i 400 personave të papunë, të cilët gjatë sezonit të verës, do të jenë në dispozicion të njësive komunale të zjarrfikësve. Sa i përket sigurisë nga zjarret nëpër objekte, nga ky dikaster paralajmëruan ndryshime ligjore, që do të jenë më rigoroze në pjesën e kontrolleve dhe atë të dhënies së lejeve.

    “Para se gjithash, koordinim më i madh të institucioneve kompetente para dhënies së lejeve, dhe kontrolle më të rregullta dhe atje ku do të konstatohen lëshime të caktuara, do të parashihet mbyllja e objekteve. Kjo vite me radhë nuk është respektuar, prandaj kemi ardhur në këtë situatë”, u shpreh Marjan Risteski, Zv ministër i ekonomisë dhe punës.

    Nga Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëtim thonë se në koordinim me inspektorate të shumta në vend, gjatë kontrolleve nëpër objekte janë konstatuar lëshime të shumta.

    “Janë konstatuar shumë pa rregullsi nëpër objektet nëpër shtet dhe në pajtueshmëri me ligjet janë dhënë sanksionet e duhura, dikund ka ndalesa për punë”, deklaroi Kashmir Saliu , Zv drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    Këto komente u thanë në konferencën për mbrojtjen e objekteve nga zjarri, të organizuar nga Instituti për standardizim i Maqedonisë së Veriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kaos para ‘Nënë Tereza’: vetura të parkuara vend e pa vend, pengesë për pacientët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë