Zvarritet sërish mbërritja e terapisë biologjike në Onkologji: pacientët në pritje

    Premtimet se do të kompletohet e gjithë terapia biologjike për pacientet e Onkologjisë shtyhen nga java në javë. Terapia e fundit që mungonte u tha se do të arrinte të hënën, por tani autoritetet shëndetësore nuk janë të sigurt se është kompletuar e gjithë terapia.

    “Мendoj se po, ajo që është me problem të distribuimit nuk jam i sigurt, por mund të kontrolloj dhe të ju them” , tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

    Drejtori i Fondit Shëndetësor, ndër të tjera theksoi se Qendra e re Klinike për momentin nuk do të bëhet, dhe janë në shqyrtim e sipër që klinikën e “8 Shtatorit” ta bëjnë qendër rajonale.

    “Për momentin ideja për Qendër të re Klinike pauzohet, që të shohim se cilat janë nevojat. E para, demografia jonë është në rënie, me kalimin e viteve kemi një popullsi gjithnjë e më të vogël kështu që duhet ti shikojmë si numrin e të siguruarve ashtu edhe të pacientëve. Së dyti, disa nga kapaciteteve nuk shfrytëzohen ashtu siç duhet. Në të gjitha objektet ekzistuese në Maqedoni, më afër standardeve për diçka më shumë, përfshirë një klinikë universitare është 8 shtatori”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

    Gjithashtu Klekovski njoftoi se janë në negociata për uljen e kufirit të moshës për pacientët që marrin ilaçin Trikafta, nga 12 në 6 vjeç. Me buxhetin e siguruar për vitin 2025, i cili është 53.5 miliard denarë, dhjetë institucionet shëndetësore publike që do të përfitojnë më shumë buxhet janë Klinika Onkologjike, Klinika e Fëmijëve, Klinika “8 Shtatori”, Shtëpia e Shëndetit Shkup, Spitali klinik i Tetovës, Spitali i Manastirit, Spitali klinik i Shtipit, Spitali i Prilepit dhe Klinika e Hematologjisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit në Podgorcë të Strugës në protestë — bojkotojnë mësimin kundër drejtorit të ri!

    Lajmi i rradhës

    Verbëria morale e Donald Trump

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë