Zvicra vendos: Mbeten në fuqi certifikatat e Covid-19

    62% e shtetasve të Zvicrës që votuan, thanë se certifikatat duhet të vazhdojnë të kërkohen, ndërsa 38 për qind thanë se ato duhet të hiqen, përcjell Nistori.

    Në një konferencë shtypi në Bern, Ministri i Brendshëm Alain Berset tha se rezultati do t’i lejojë qeverisë “të vazhdojë përpjekjet për pandeminë” – veçanërisht mbështetjen e saj për individët dhe bizneset në nevojë.

    Ai iu referua edhe perspektivës “të keqe” që ka ngritur varianti i ri i virusit Omicron dhe situatës aktuale të tensionuar shëndetësore në Zvicër.

    Të premten e kaluar në Zvicër u raportuan 8032 raste të reja me Covid-19, 50% më shumë se niveli i fillimit të javës së kaluar. Numrat aktualisht po dyfishohen çdo dy javë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E qëlloi me plumb, por nuk e goditi – derri i egër i shkakton vdekjen gjuetarit

    Lajmi i rradhës

    Në Tetovë prej sot vaksinimi kundër Covid-19 do të zhvillohet në shtëpinë e shëndetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë