Analistja amerikane: Vuçiç në hapat e Putinit, po e mashtron Perëndimin

    Analistja amerikane, Ivana Stradner ka thënë së fundmi se presidenti serb, Aleksander Vuçiç po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor.

    Siç ka shkruar ajo në rrjete sociale, në këtë drejtim Vuçiç ka krijuar një lëvizje të re gjoja pro-perëndimore, në mënyrë që të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.

    “Vuçiç po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiçin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar ajo. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë i duhet Milanit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve

    Lajmi i rradhës

    Ohër: Nxënëses i mohohet e drejta për të marrë pjesë në provimin e maturës

    Lajme tjera

    Pushteti dhe dhuna

    Namir Lapardhaja Në politikë ka gjithmonë një “histori” për të treguar dhe, kur rrëfimi përfundon, duhet të shpikësh…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë