Kërkoje versionin tënd më të mirë. Bëhu vetja!

    Belkis Latifi

    Ndjenja e vërtetë është angazhim, përkushtim. Ajo është empati jo vetëm simpati. Ajo është veprim. Kur ndien diçka me të vërtetë në zemër , kjo të transformon menjëherë; ajo bëhet veprim. Po qe se ndjenja jote mbetet vetëm ndjenjë dhe kurrë nuk bëhet veprim, të jesh i sigurtë që ajo është ndjenjë e rreme. Atëherë ti mashtron veten tënde ose dikë tjetër. Njeriu kurrë nuk mund të shkojë kundër zemrës. Megjithatë, në qoftë se shkon kundër zemrës, me siguri që ke zemër false – ti je simulant. (Osho, 2001)

    Ne me të vërtetë përpiqemi të detyrojmë secilin të bëjë po atë që bëjnë të gjithë të tjerët, prandaj dhe shkatërrojmë potencialin e secilit për të qenë vetvetja. Arsyeja vdes në imitimin e të tjerëve. Në qoftë se dëshiron të jesh i arsyeshëm, duhet të heqësh dorë nga imitimi. Arsyeja kryen vetëvrasje në qoftë se bëhet kopje e nxjerrë me letër kopjative. Në çastin kur fillon të vrasësh mendjen se si mund të bëhesh si ky apo ai njeri, ti e humbet arsyen. Në çastin kur fillon të krahasosh veten me ndonjë tjetër, ti e humb potencialin tënd të natyrshëm. Tani ti kurrë nuk do të jesh i lumtur, tani ti kurrë nuk do të jesh i pastër, i tejdukshëm, i qartë. Ti do ta humbësh qartësinë tënde, ti do ta humbësh vizionin tënd. Ti do të kesh sy të huazuar, ty të duhen këmbët e tua për të ecur, ty të duhet që brenda teje të rrahë zemra jote. 

    Në qoftë se dëshiron të jesh i arsyeshëm, ty do të duhet të jesh rebel. Vetëm njeriu që rebelohet është i arsyeshëm. Çfarë nënkuptoj unë me fjalën rebelim? — unë nënkuptoj të flakësh gjithçka që të është imponuar kundër vullnetit tënd. Kërko prapë kush je ti, filloje përsëri nga e para. Mendo që koha jote deri tani ka humbur kot së koti, mbase ti ke imituar të tjerët. 

    Asnjë njeri nuk i ngjet askujt tjetër — kjo është natyra e arsyes, dhe gjithashtu mbetet i pakrahasueshëm. Mos e krahasi veten me askënd tjetër. Si mund ta krahasosh? Ti je ti, kurse tjetri është tjetri. Ju nuk i ngjisni njëri-tjetrit, prandaj krahasimi është i pamundur. (Osho, 2001)

    Një herë, një vezë shqiponje, kishte rënë në kotecin e pulave. Kështu, pasi që doli, ajo filloi të bëjë jetën e pulave. Një ditë prej ditësh, kur në qiell fluturonte shqiponja dhe pulat e panë, me vrap filluan të ikin për tu strukur në kotec. Kjo qëndronte e palëkundur. Pulat e thërrisnin që të struket sa më shpejtë e të mos e gëlltisë shqiponja. Kjo u ndal për një moment dhe e vëzhgonte atë. E pa ngjashmërinë që kishte. Pas ca momente me soditje meditative, tha përse të ik unë, unë jam shqiponjë e nuk jam pulë. I hapi krahët, filloi fluturimin në qiell dhe ndihej e mrekulluar.

    Kuptoje, ti je shqiponjë, e jo pulë!

    Lajmi Paraprak

    Lindja e Mesme problem me dhjetëra standarde

    Lajmi i rradhës

    Borxhi publik rreth 9 miliardë euro!

    Lajme tjera

    Porosia e fundit

    MONIKA STAFA Historikisht bota është dominuar prej ëndrrave dhe projekteve për sundim global. Dikur flitej për dy kampe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë