Safit Zeqiri
Nga fillimi i “luftës” në Lindjen e Mesme nuk mund të shifet e aspak të gjendet një rrugë, apo e njohura dritë në fund të tunelit, por vetëm se gjakderdhjes së civilëve. Një vit i tërë i pandalshëm dhe vetëm me torturë, vrasje, me një fjalë gjenocid ndaj popullit palestinez.
Përqendrim i medjave në Palestinë-Gaza por jo edhe e udhëheqësve botëror për të ndalur një dhunë të përgjakshme. Një vit i tërë pa asnjë ndikim ndaj shteti të formuar në shtetin që ekzistonte, e shteti i cili u bë fole për të deportuarit e që hapi krahët e përkhrahjes që të mbetet një Palestinë-Gaza e papërkrahur.
Nëse deri para një kohe është përmendur termi në politikë mes pozitës opozotës, popujve, kombeve, po edhe religjionit, “Standarde të dyfishta”, tani kemi “Standarde të dhjetfishta”. Po e bënë frika apo dëshira për të arritur të shkatërrohet një popull? Apo po e bën ndarjen e shteteve përeth Palestinës që kjo të vihet në haresë? Apo këto shtete përeth nuk duan të prishin rehatinë për të ndihmuar të “dobëtit”?
Pyetje apo çështje për të ditur se ku edhe çfarë po ndërmarrin shtetet që në shekullin e kaluar pas përfundimit të Halifatit filluan të gëzojnë mëvetësinë e tyre duke u formuar në shtete të reja për t’i përngjarë Perendimit, e duke haruar se janë Lindja e Mesme. E disa prej tyre as që mund të dalin në ndihmë humanitare, e për ndihmë tjetër as që guxojnë të përmendin. Letërsia popullore përcjell fjalitë brez pas brezi, e një ndër to për Lindjen e Mesme është: “Atë që ka goditur fqiun prite në shtëpinë tënde”.
Nga shumë përkrahës po edhe përkrahja e pafund ndaj shteti i Izraelit po vazhdon edhe këtë vitë, e ky me një gjenocid të nënshtruar ndaj popullit palestinez. Vetëm protestat paqësore në gjithë botën, influencer, aktor, sportist, shumë pak mediume, po japin përkrahejet e përditshme viktimave. E nga kjo dukshëm tani po kuptohet në mbarë botën se Palestina-Gaza nuk është një vend ku lindin terroristet, por është një vend që po terrorizohet. Edhe sa duhet që të zgjohen nga koma udhëheqësit e shteteve të Lindjes së Mesme të fillojnë ndërprerjen e gjakderdhjes më të madhe në këtë shekull? Përsëri pyetje e pytje po padyshim papërgjigje.
Diplomaci “fluturuese”, politikë ditore, të mbrojmë të drejtat e njerëzve, të përqendrohemi në nxehjen globale, etj etj… jo edhe shfarosjen e një populli.
Gjithçka që mund të bëjnë shtetet e Lindjes së Mesme në këto momente është të sigurohen që të mos përfundojnë në anën humbëse.