Urim Hasipi
Vonesa e qëllimshme e sjelljes së ligjit për përfaqësim adekuat shkel të drejtat elementare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Vonesa e sjelljes së këtij ligji dhe ngutja për të shfuqizuar balancuesin fatkeqësisht po e diskriminon popullin shqiptar.
Konkurset për punësime hapen dhe mbyllen pa u njohur opinioni i gjërë dhe vetëm kur kuptohet se janë bërë me dhjetëra punësime në disa institucione dhe në asnjë prej këtyre punësimeve nuk figuron asnjë shqiptarë. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme.Nuk mundet që ne shqiptarët të paguajmë tatime që punësohen maqedonasit.
Kjo praktikë duhet të marrë fund dhe nuk e kuptoj se ku qëndron problemi i sjelljes së një ligji që do të mundësojnë punësimet e shqiptarëve. Prandaj, me shumë të drejtë mund të konstatohet lehtë se kjo ka prapvijë për diskriminim dhe pamundësim të shqiptarëve për punësim.
Mos pasja e një ligji për përfaqësim adekuat bie ndesh edhe me vet kushtetutën ku garantohet e drejta për punësim. Por në këtë rast gjykata kushtetuese e cila ka siglën një etnike aspak nuk e bëhet e gjallë.Besoj të gjithë e dijmë se kjo gjykatë është anti shqiptare dhe prandaj lejon diskriminimin etnik.Nga ana tjetër, nuk shoh ndonjë vullnet që ligji për përfaqësim adekuat të sillet shpejt dhe çdo ditë vonesë shqiptarëve u kushton me minus punësime dhe në anën tjetër plus punësime për maqedonasit.
Ky ligj që mbetet me shumë të panjogura ende nuk ka arritur as në komisionet parlamentare dhe kushedi se sa do të vonohet atje. Por, me rëndësi është që ky ligj të ketë në vete disa elemente që dyshoj se janë paraparë. Së pari çdo konkurs që do të hapet në institucionet e shtetit duhet të përmbajë elementet etnike dhe atë përqindjen e shqiptarëve sipas regjistrimit të fundit.
Krahas kësaj, ligji duhet të përmbajë edhe pjesën e përfaqësimit në poste udhëheqëse, borde, këshilla mbikqyrës e trupa të agjencioneve, ministrive dhe drejtorive. Përqindja e përfaqësimit etnik duhet të reflektojë realitetin e shtetit. Krahas kësaj, metoda më e thjeshtë gjatë përpilimit të ligjit si barometër mund të merret edhe numri i deputetëve, pra nëse kemi mbi 30 deputet shqiptarë u vjen se shqiptarët janë 30 përqind. Ndërkohë, urgjentisht duhet që ky përfaqësim të reflektohet edhe në gjykatën kushtetuese e cila në vend se të mbrojë qytetarët ajo sulmon shqiptarët me të gjitha fuqitë që ka.
Prandaj, ligji duhet ta ketë qartë të shkruar edhe mekanizmin mbrojtës për popullin shqiptar këtu.Vonesa e paarsyeshme e sjelljes së ligjit me të gjitha mekanizmat mbrojtëse mendoj se do të ketë pasoja afatgjate të cilët pastaj rikupurohen vetëm me metoda radikale. Koalicioni VLEN duhet ta ketë të qartë se kjo vonesë ndoshta atyre nuk u kushton shumë në aspektin kohor por shqiptarëve u kushton shumë.
Prandaj, leni selfiet dhe fotografimin, por sillni ligjin sa ma shpejtë. Sepse ky diskriminim ende më shumë po e stimulon ikjen e rinisë nga vendi e në këtë rast të rinisë shqiptare të cilës i pamundësohet e drejta elementare për punësim dhe si rrjedhojë zgjidhjen e gjen tek ikja. Kur ikën një i ri nga vendi duhet ta dini se mbyllen dy shtëpi edhe atë një shtëpi ku ka jetuar që nuk ka kush ta trashëgojë dhe e dyta trashëgimtarët që do lindin jashtë vendit nuk do kthehen kurrë.
Prandaj, mos luani me fatin e një populli se kjo formë e veprimit është thikë pas shpine për shqiptarët.
*Urim Hasipi është kolumnist i rregullt i Nistori.com. Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistorin. Të drejtat e botimit i kanë Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.