Ne nuk e meritojmë parajsën, kur vetë e ndërtojmë ferrin

    Hasan Hoxha

    Ne nuk e meritojmë Parajsën, kur vetë e ndërtojmë Ferrin

    Po të kishim pak mendje, ne nuk do të kishim lejuar që Skënderbeun e shekullit XX, Adem Jasharin, ta fotografojnë së vdekuri.

    Pak mendje, pra, pak.

    Se po të kishim shumë mendje, do ta kishim çarë rrethimin serb, dhe sot Jasharët do të bënin selfie duke pirë kafen e mëngjesit në Prekaz!

    26 vite pas luftës, jemi i njëjti llum.
    Kosova ka deri në 5,000 ushtarë aktivë dhe rreth 3,000 rezervistë, Serbia ka mbi 25,000 ushtarë aktivë dhe 600,000 rezervistë!

    Ndërsa ne ende numërojmë viktima, ata numërojnë pushkët.
    Serbia fle me armën nën jastëk.
    Thika serbe është e mprehur ndër shekuj, me mall për gjak shqiptari.

    Ata nuk e kanë mbyllur kurrë llogarinë me ne, sikur ne të kishim qenë xhelati.
    Ata ende ëndërrojnë mëngjesin kur tanket e tyre zbresin në Kosovë.

    Ata presin momentin: presin një ndryshim klime, një krizë, një kaos, dhe do të godasin.

    Ata kanë në mendje hartën e vitit 1913, por duan ta vizatojnë me ngjyrë gjaku.
    Ne i kemi dhënë liri me vota, ata duan ta marrin tokën me plumba.
    Kur ëndrrat serbe bëhen realitet, shqiptarët përsëri çohen me varre në krahë.

    Duhet të jesh komplet i verbër ose i shitur për të besuar në marrëveshje, kur çdo marrëveshje digjet sapo tanku ndizet.

    Kujtoni çfarë u mësojnë fëmijëve të tyre në shkolla:
    “NE KEMI MANDAT PREJ ZOTIT QË TË LUFTOJMË PËR KOSOVËN!”

    Ndërsa ne, krejt çfarë u kemi lënë të kuptojnë, është kjo:
    “NE KEMI MANDAT PREJ DREQIT QË TA HARROJMË KOSOVËN!”

    Herën tjetër, ose do ta mbrojmë Kosovën me shumë gjak, ose do të na fotografojnë të gjithë, së vdekuri.

    Lajmi Paraprak

    Tetovë, 409 zjarre në 6 muaj – bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë verës, veçanërisht në zonat malore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë