Ramadan Ramadani
1. Sepse në të është i kyçur bartësi kryesor i rezistencës aktuale palestineze, partia politike HAMAS dhe jo dikush tjetër që pretendon se përfaqëson krejt palestinezët e në fakt nuk ka kontrollë dhe as qasje në rezistencë;
2. Vjen pas një periudhe të gjatë në të cilën agresori dhe krejt ndihmësit e tij përdorën krejt çka kishin dhe dijshin e nuk arritën ta heqin Gazën prej Palestinës e as njerëzit e saj ta lëshojnë atë;
3. Vjen në një moment kur bota po përgatitet për një realitet të ri botëror kur në krye të ShBA, shtetit dhe ndihmësit kryesor të agresorit të përkohshëm vjen një kryetar i pa parishikueshëm si Trump-i dhe kur po hyjnë në fazë rregullimi të përhershëm dy shtete deri tani të ç’rregulluara si Siria dhe Libani.
4. Arrihet në një ditë globale për parandalimin e gjenocidit, masakra e Reçakut, simbolikë kjo që nëse do kishte përfaqësues shqiptar global, do mund të artikulohej në skenë globale. /Nistori/