PSE!

    Belkis Latifi

    Ishte ditë vikendi. Një ditë e ngrohtë që vetvetiu të frymëzonte. Të jipte një frymë optimiste. Një energji. Përballë meje qe i ulur Uvi. I kthyer me qëllim që rrezet e diellit t’ia ngrohin shpinën e vockël, e me një mollë verore në dorën e djathtë, pasi që e kafshoi një herë, u kthye nga unë dhe tha: “Babi, dua të bëj ca pyetje, përgjigjet e të cilave i dua tani”. Po, urdhëro biri im, i’a ktheva unë. Pa menduar më gjatë, ai menjëherë filloi me pse! Por, jo pse-në e Sterjo Spasses, por një pse më ndryshe. Më të veçantë, e besa mjaftë kuptimplote.

    U përqëndrova me vëmendje të plotë, dhe po e dëgjoj!

    Babi:

    Pse të hesht, kur më duhet të flas?

    Pse të ngutem dhe nxitoj, kur duhet të jem i qetë?

    Pse të vrapoj, atëherë kur mjafton ecja?

    Pse të notoj, aty ku nuk ka ujë?

    Pse të këndoj, kur nuk vallëzon asnjeri?

    Pse të falë, kur duhet të ndëshkoj? E pse të ndëshkoj, kur duhet të falë?

    Pse të bërtas ndaj veshit të shurdhër?

    Pse e mallkojmë errësirën dhe nuk e ndezim llampën?

    Pse nuk e duam shiun, por s’jetojmë dot pa ujë?

    Pse drejtësi, kërkon i padrejti?

    Pse kërkojmë dije, kur se duam librin?

    Pse e ngremë zërin dhe jo kuptimin?

    Pse e duam pasurinë, kur e urrejmë punën?

    Pse e duam gjumin dhe e urrejmë lodhjen?

    Pse e duam respektin dhe dashurinë, kur shpërndajmë mllef dhe ligësi?

    Pse e duam besnikërinë, dhe se mbajmë besën?

    Pse e duam flamurin, dhe nuk e duam kombin?

    Pse e duam fenë, dhe nuk i duam ritualet?

    Pse e duam pagën, por jo edhe punën?

    Pse e duam ushqimin, por jo edhe obezitetin?

    Pse e duam natyrën, dhe hedhim mbeturinat?

    Pse e duam sinqeritetin, dhe lëndojmë të tjerët?

    Pse e duam unitetin, kur kërkojmë ndarjen?

    Pse e duam arrin, kur urrejmë ngjyrën e verdhë?

    Pse e duam këngën, ndërsa urrejmë zërin e bilbilit?

    Pse e duam shëndetin, dhe se duam kujdesin?

    Pse i duam fëmijët, dhe jo përgjegjësinë?

    Pse e duam detin, por jo edhe kripën që ka?

    Pse e duam borën, por jo edhe dimrin?

    Pse e duam fjalën, por jo edhe fjalinë?

    Pse e duam ajrin, ndërsa e ndotim atë?

    Pse e duam lirinë, dhe si heqim zinxhirët?

    Pse kërkojmë mbrojtje, atëherë kur sulmojmë?

    Pse bëhemi viktimë, kur jemi agresorë?

    Pse duam paqe, ndërsa vazhdojmë luftën?

    Pse duam dashuri, kur mbjellim armiqësi?

    Pse kërkojmë dashuri, kur japim tradhti?

    Pse kërkojmë besë, atëherë kur gënjejmë?

    Pse e urrejmë burgun, kur e duam vjedhjen?

    Pse duam të vdesin, atëherë kur duhet të jetojmë?

    I shtangur. I befasuar nga këto pyetje. I strukur thellë në mendime. U ngrita në këmbë dhe për dore e kapa Uvin. Eja biri im i thashë. Merri rrënjët e dijes, e mbjelli në këtë obor. Mbjelle tani, që të mund të korrësh në vazhdimësi. E tani, dil të ecësh në jetë. Për çdo ditë, do të mund ndoshta të marrësh ndonjë përgjigje! Mbase as unë, deri më tani nuk i kam gjetur të gjitha. Vazhdoj të ecë biri im. Ndoshta, jam herët dhe unë. Do të ecim bashkë e do t’i kërkojmë përgjigjet. Ti e ke pak më të lehtë, ngaqë unë vetëm se po udhëtoj për ca vite dhe i kërkoj të njejtat përgjigje, prandaj gjithmonë kur do të gjej ndonjë nga përgjigjet e pyetjeve që shtrove, do t’a hedh pas. Një nga një. Me shpresë që ta shkurtoj rrugëtimin tënd. Por, jam skepktik. Ndoshta dhe, megjithatë do të të duhet të ecësh. Të gjitha përgjigjet s’mund t’i gjej. Ec edhe ti. Mund të gjesh përgjigje edhe më të plota se të miat. Edhe më të bukura. Edhe më të rëndësishme. Edhe më të sakta. Prandaj, dëgjoji e kushtoji rendësi përgjigjes sime, por mos harro se edhe më i plotë do të ndjehesh, kur ato në jetë do t’i gjeshë edhe vet!

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon klori i pishinave në trupin tuaj

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: BDI-ja e “ramizmerkove” është sinonim i partisë së korruptuar

    Lajme tjera

    Të qenit rehat me veten, leksioni që na dha pandemia e Covid-19

    Barbara Stefanelli Ndërprerja e jetës normale për shkak të pandemisë e ndryshoi botën, sidomos njerëzit sëbrendshmi. Kjo pasi pandemia i boshatisi rrugët. Dhe si në qytetet e mëdha, ashtu edhe qytezat e vogla, ne të gjithë e pamë befas veten të mbyllur në…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë