Qëndron Rusia pas sabotimit të gazsjellësit Nord Stream?

    Rrjetet sociale janë mbushur plot me teori konspirative për shkaqet e shpërthimit tek gazsjellësi Nord Stream, por përfitim të vërtetë nga to ka vetëm Moska, të paktën jo drejtpërdrejt.

    Kremlini i hedh poshtë me zemërim fajësimet, se Rusia mund të qëndrojë pas sabotimit të gazsjellësit, Nord Stream në Detin Balltik. Ashtu si Rusia pretendon, se nuk ka filluar luftë në Ukrainë, apo se nuk sulmon objektiva civile. Putini e ka quajtur edhe akuzën për përdorimin e energjisë si armë “një porcion budallallëk”. Presidenti rus dhe ministri i tij i Jashtëm, Lavrov para kontekstit të luftës në Ukrainë e kanë quajtur si spekulim dashakeq çdo gjë në këtë drejtim. Këto ditë ata pretendojnë, se tek pseudo-referendumet në Ukrainë, të gjithë janë për bashkimin me Rusinë. Lista e gënjeshtrave zgjatet sa të duash.

    Humbja e besueshmërisë

    Nëse qeveria ruse hedh poshtë çdo përgjegjësi për “incidentet” në Detin Balltik askush nuk do dhe nuk duhet ta marrë seriozisht. Qeveria ruse ka humbur çdo besueshmëri apo seriozitet. Ajo që ka mbetur është frika para humbjes së pushtetit, perspektiva e humbjes së luftës në Ukrainë dhe dalja para përgjegjësisë për krimet e veta. Frikë që shfaqet në thirrje histerike dhe kërcënime të egra kundër perëndimit.

    Nëse Rusia është kaq e sigurtë për fitoren kundër botës së civilizuar, ku mbeti qetësia e saj? Por dihet, se në fushëbetejë nuk po ecin gjërat, sipas planit të Moskës. Përkundrazi – një ushtri e vogël, krahasuar me atë ruse, por shumë e motivuar, po i tregon vendin aparatit ushtarak të Moskës. E gjithë bota e shikon, edhe Kina. Vetëm ky fakt e ka dobësuar autoritetin e Rusisë së Putinit: kur ushtarët ukrainas tregojnë superioritet përballë ushtrisë ruse, sa duhet ta marrë në konsideratë këtë Kina, Turqia po vende të tjera. Përpjekja e Putinit, të paktën të shihej si i barabartë me SHBA u bë ajër në tokën ukrainase.

    Kujt i vlen kjo?

    Për shkak se kanë për të zgjatur javë, derisa të dihet më shumë për sfondin e aktit të sabotazhit në tubacionet e gazsjellësit, tani vetëm mund të spekulohet. Kujt i shërben ky akt? Europës me siguri që jo. Por as SHBA-së. Sepse me sulmin e Putinit kundër Ukrainës, amerikanët ia arritën qëllimit: Agresioni rus e shndërroi gazsjellësin Nord Stream 2 nga mollë sherri në skrap çeliku në fund të detiti. Ndërkohë Europa bën të pamundurën për të reduktuar furnizimet me gaz nga Rusia. Pas vështirësive të fillimit kjo është e mundur. Sigurisht Europa do të paguajë ekonomikisht një çmim të lartë për këtë. Mirëqenia do të pakësohet. Por edhe këtë Europa mund ta përballojë.

    Rusia nuk prodhon asgjë të vlefshme për tregun e jashtëm

    Më keq situata është për Moskën. Rusia jeton nga shitjet e lëndëve të para, nga gazsjellësit që çojnë gaz në Europë. Me çfarë do tëk jetojnë rusët, nëse perëndimi nuk e do më naftën, gazin, arin nikelin dhe lëndë të tjera të tyre, edhe nëse janë më të lira në tregun botëror? Rusia nuk prodhon asgjë të vlefshme për tregun jashtë. Qeveria e Putinit ka treguar 20 vjet rresht, se nuk e modernizon dot ekonominë vendase.

    Pas këtij dimri perspektiva ekonomike e Rusisë është më e errët: Europa do të blejë gazin e lëngshëm, LNG nga SHBA, Norvegjia, Katari dhe vende të tjera. Edhe në Afrikën Veriore ka naftë, edhe në vendet arabe. Njoftimi i Moskës për riorientim në tregjet aziatike do të kërkojë dekada. Mund të parashikosh, se edhe ky objektiv i qeverisë ruse është thjesht një mirazh.

    Soric Miodrag Kommentarbild App

    Miodrag Soric

    Presioni si rrugëdalje?

    Pra çfarë i mbetet të bëjë Moskës në këto kushte? Edhe njëherë më shumë presion perëndimit! Mund të supozosh, se Rusia sulmon edhe gazsjellësit e vet, të Gazpromit, për t’i dërguar mesazh Europës: Herën tjetër mund të jenë edhe gazsjellësit nga Norvergjia në Poloni, apo nga Afrika në Itali. Nëndetëset e Moskës mund të godasin kudo!

    Perëndimi nuk mund dhe nuk duhet të lejojë të shantazhohet. NATO nuk është pa mbrojtje. Nevoja për të mbrojtur infrastrukturën kritike është një arsye tjetër, për të rritur ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes të vendeve perëndimore. Edhe për të treguar më shumë prezencë me anijet luftarake dhe nëndetëset në Detin Balltik, në Atlantikun Verior dhe në Detin e Zi. /DW/

    Lajmi Paraprak

    “Ti je e abuzuar” – Del studimi për dhunën seksuale në sportet gjermane

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski merr vendim që të mos shërbehet më peshk, oktapod e fruta deti

    Lajme tjera

    Hasie dhe Spaç

    EDISON YPI  Për ta variacionuar vajtjen, unë dhe nëna ime Hasia, iknim në Spaç për të parë vëllain…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë