“Rilindja” e Piktorit, shkollë për trajnimin e hajdutëve!

    Kim Mehmeti / Fotografia: Rromir Imami

    KIM MEHMETI

    Në Shqipëri thuajse nuk kalon java e ndonjë funksionar i saj të mos akuzohet për hajdutëri. Kështu që ke përshtypjen se ‘Rilindja’ e Piktorit është shkollë për trajnim të hajdutëve.

    Së fundmi, mediat lajmëruan për arrestimin dhe ngritjen e akuzave për hajni kundër dhjetëra drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Me ç’ka të duket se Lali Eri ka vendosur t’i largojë nga kursi i hajdutërisë të gjithë të paaftit dhe ata t’i zëvendësoj me hajna më të shkathtë.

    Si do qoftë Shqipëria vazhdon të mbetet shembull shkollaresk se asnjë popull dhe asnjë shtet nuk është aq i varfër sa burrështetasit e tij hajdut të mos kenë çka të vjedhin e nga çka të pasurohen.

    Pastaj Shqipëria vazhdon të jetë pasqyrë ku shpërfaqet e vërteta se një shet e një popull nuk e dëmtojnë gjithaq burrështetasit e tij hajdut, sa mediat dhe elitat tjera që ushqehen nga hajdutëria dhe e mbulojnë hajninë.

    Shqipëria është shtet ku hajdutëria është biznesi më fitimprurës, andaj shumëkush e vlerëson se më mirë të bie të shkosh disa vjet në burg si hajdut i pasur i ‘Rilindjes’, se sa në kurbet ku do kalbesh duke punuar e do të djegë malli për të afërmit.

    Po pra, në Shqipëri nuk kalon java pa u përhapur lajmi për zbulimin e ndonjë funksionari hajdut të ‘Rilindjes’. Me çka s’ke si mos mendosh se mëmëdheun e kanë në duar ata që i përmbahen mendësisë komuniste se kapitalizmi qëndron mbi shtyllat e zhvatjes së popullit dhe vendit që drejton.

    Dhe mbase andaj, tani për tani, Shqipëria ka vetëm një elitë të konsoliduar e të fuqishme – atë të hajdutëve. E cila elitë i mirëmban, i ushqen dhe i kontrollon gjitha të tjerat, të cilat janë poaq mëkatare dhe të dëmshme për popullin sa edhe ajo hajdutokrate. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, armë “Made in Albania” brenda vitit 2030?!

    Lajmi i rradhës

    “Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike”

    Lajme tjera

    Veshët nuk kanë mure

    Edmond Tupja: Para disa ditësh, tek ecja në kryeqytet rrugës së Durrësit, sytë bredharakë më zunë tek hyrja…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë