Statusi socio-ekonomik i profetit Muhamed

    Belkis Latifi

    Trajtimi i fenomeneve dhe dukurive kërkon qasje objektive duke i’u përmbajtur baraspeshës dhe duke vëzhguar me kujdes të dy anët e medaljes, rrjedhimisht, teksa flasim dhe flitet ndëshkimi i Zotit Fuqiplotë, po aq, madje shumë herë më shumë, të flasim edhe mbi mëshirën e Mëshiruesit. “Mëshira ime, tejkalon hidhërimin Tim.” (Buhariu nr. 7553, Muslimi 2751).

    Rëndom, jemi mësuar të dëgjojmë mbi statusin socio-ekonomik të Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), dhe ajo që prezentohet tek besimtarët mysliman, duke marrë si referenc vetem disa transmetime dhe duke i cunguar ato, konsiston në atë se Profeti kishte një gjendje jashtëzakonisht të rënduar ekonomike dhe finansiare sa që, të lë përshtypjen që nuk mund t’i përmbushte dhe obligimet familjare, ndaj bashkëshorteve të tij!

    Të krijohet përshtypja sikurse islami në substancë inkurajon varfërinë dhe se ka qëndrim destruktiv ndaj krijimit të pasurisë dhe progresit në këtë drejtim!?

    Për të mos lënë hapësirë për pretendime se koncepti që po përcjell është thjesht vetëm mendim dhe opinion imi, i kemi qëndruar besnik burimeve autentike duke i theksuar ato!

    Vallë, si qëndron e vërteta?!

    Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ishte i pasur dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar: “Dhe të gjeti të varfër, e Ai të pasuroi (begatoi)” (Duha – 8)

    Gjithashtu, është legjitime që të kërkojmë nga Zoti i Madhëruar që të n’a jep të mira materiale në jetën e kësaj bote, respektivisht pasuri! Një nga lutjet që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ishte: “O Allah, unë të lus Ty për udhëzim, devotshmëri, dëlirësi dhe pasuri.” (Muslimi 2721 dhe Tirmidhiu 3489), sikundër që kërkoi mbrojtje nga Zoti Fuqiplotë nga varfëria: “O Allah, unë strehohem tek Ti që të më mbrosh nga kufri (mosbesimi) dhe varfëria.” (Ebu Daud, 5090)

    Të ndalemi të meditojmë: ‘Përse Profeti (Paqja qoftë mbi të!) po i përmend të dyjat rrishtazi??!!

    Ibn Hazmi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Profeti (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) shpenzonte për çdo vit, njëzet uesek (ngarkesa deveje) me elb dhe tetëdhjetë me hurma për bashkëshortet e tij. Këtë konstatim e kemi evidentuar nga vargje (transmetimi) shumë të sakta. Ndërsa nga vargje të dobëta (transmetimi) kemi konstatuar se kjo shifër është shpenzuar për çdonjërën prej tyre, për çdo vit. Dihet se çdonjëra prej tyre (bashkëshorteve të Profetit (Paqja qoftë mbi të!)) kishte robëresha, robër dhe meula (rob/robëresh të çliruar, që shërbenin), gjatë kohës që ai (Paqja qoftë mbi të!) ishte gjallë” (Xheuami Sirati En-Nebeuie”, Ibn Hazmin, fq.34)

    Ndërkaq Sheukani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Argument për këtë është transmetimi i saktë se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i jepte çdonjërës prej bashkëshorteve të tij, njëqind uesek (ngarkesa deveje) nga Hajber.” (Nejlu El-Eutar, Esh-Sheukani 5/221)

    Pra, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) siguronte të ardhurat që shpenzonte në përmbushjen e nevojave të bashkëshorteve të tij, por, cilët janë ato burime nga ku ai i siguronte të njejtat?!

    1. “El-Fej’u”: pasuri të mara në mënyrë legjitime nga idhujtarët, pa luftë me ta. Të këtij soji janë për shembull: të ardhurat që i vinin Profetit nga hurmat e fisit Benu Nadir.

    Transmetohet se Umer ibn Hatabi ka thënë: “Prej El-Fej’ut, ishte kapitali i Benu Nadirit. Profeti kishte pronën e tij private, nga e cila shpenzonte për çdo vit për të siguruar të ardhurat për familjarët e tij. Ndërsa ajo që mbetej e jepte për kafshët e luftës, armët, në rrugë të Zotit të Madhëruar.” (Buhariu 4033 dhe Muslimi 1757)

    Profeti (Paqja qoftë mbi të!) shiste hurmat e Benu Nadirit dhe (nga të ardhurat e tyre) depozitonte ushqimin e familjarëve të tij për një vit.” (Buhariu 5357 dhe Muslimi 50)

    E shikojmë se si Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka bërë tregti?

    2. Plaçka e luftës

    Shih: kaptinën: Enfal, vargu: 41

    Hafiz Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Pjesa e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), të cilin ai e fitoi me muslimanët nga ndarja e plaçkës së luftës së Hajberit, ishte komplet Fedeku (Territor i madh), që ishte një pjesë e madhe nga toka e Hajberit dhe kapitali i Benu Nadirit, i cili u mor pa ngarë muslimanët as kuaj as deve (pa luftë). Këto kapitale ishin pronë e të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!) Ai prej tyre siguronte depozitimin e shpenzimeve të familjarëve të tij për një vit, pastaj pasurine që mbetej ia dedikonte Zoti të Madhëruar, duke shpenzuar për kafshët e luftës, armët dhe interesat e myslimanëve.” (Es-Siretu En-Nebeuie, Ibn Kethir 3/384)

    3. Prej burimeve të tjera është edhe ‘Përzgjedhja’ që i Dërguari i Zotit bënte nga çdo plaçkë lufte që zinin myslimanët, përpara se të ndahej plaçka e luftës.

    4. Prej këtyre burimeve janë edhe dhuratat solide që Profeti mirrte nga besimtarët, ngaqë siç dihet, ‘Profeti (Paqja qoftë mbi të!) pranonte dhuratën, por jo lëmoshën (nuk hante prej lëmoshës).’ (Ebu Daudi, 4/174)
    Atij i vinin dhurata edhe prej mbretërve, në këtë kuadër vlen të përmendim: Humejdi ka thënë: “Mbreti i Ejles i dhuroi Profetit (Paqja qoftë mbi të!) një mushkë të bardhë dhe veshje…” (Buhariu, 2990) dhe shumë të tjera!

    Dikush mund të ndërhyjë dhe të thotë: Në rregull, por ç’mund të thuash dhe si do të bashkërendosh midis kësaj që potencuat deri më tani dhe thënies si Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Ne e shikonim hënën e re, pastaj hënën tjetër të re, tre hëna të reja në dy muaj, dhe (përgjatë kësaj) në shtëpitë e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) nuk ndizej zjarr. Urue (Allahu qoftë i kënaqur me të!), – transmetuesi i hadithit, – thotë: I thashë: O teze! Me çfarë jetonit? Tha: Me dy të zinjtë, hurmë dhe ujë. Mirëpo i Dërguari i Allahut kishte fqinj nga Ensarët të cilët i sillnin gjëra. Ata i sillnin të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!) prej qumështit të tyre dhe ai na jepte ne që të pinim prej tij.” (Buhariu, 2567)

    Disa nga sahibët (shokët) e tij (Paqja qoftë mbi të!) ishin në kulmin e pasurisë dhe bollëkut, gjë që e përjashton me të madhe faktin që këta shokë të Profetit, të kredhur në pasuri dh emirësi, t’i linin të uritur familjarët e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) Siç lartëpërmendëm transmetimin: “Mirëpo i Dërguari i Allahut kishte fqinj nga Ensarët (medinasit) që i sillnin gjëra…”

    Hafiz Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Në këtë hadith (pra, në hadithin e Aishes, vjen situata e brishtë jetike e sahibëve në fillim të çështjes (para se ata të bëheshin të kamur). Prej tij, përfitohet dispozita se personit, pasi Allahu i Madhëruar ia zgjeron mundësitë jetike, i lejohet që ta përmendë ngushtësinë ku gjendej më parë, për të përkujtuar veten me mirësitë që gëzon dhe për të ngushëlluar të tjerët.” (Fet’hu El-Bari, Ibn Haxher, 5/119)

    Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Personi ia ndante Profetit (Paqja qoftë mbi të!) disa hurma, derisa u çlirua Kurejdha dhe Nadiri (dy territore). Paskëtaj atyre u ktheheshin mbrapsht (nuk ishin më të nevojshme)” (Buhariu 3128)

    Pra, ngushtësia apo vështirësia jetike e përmendur, i takon situates fillestare (skamjes), kurse pas kësaj Allahu Fuqiplotë ua zgjeroi atyre mundësitë jetike. Vetë Kurani fisnik jep një panoramë të përgjithshme mbi këtë zgjerim jetik të ndodhur pas Betejës së Bedrit. (Shih: Enfal:26)

    Profeti (Paqja qoftë mbi të!) nuk lutej për veten e tij që të preket nga varfëria dhe këtë nuk e ka bërë për asnjë person të cilit ia ka dashur të mirën, por ai lutej për mjaftueshmëri: “O Allah, bëj që rizku (furnizimi) i familjarëve të Muhamedit të jetë i mjaftueshëm për jetesë.” (Muslimi, 1055 dhe 19)

    Dikush mund të thotë: E gjithë e lartëpërmendura bie poshtë me transmetimin ku Profeti (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “O Allah më bëj të jetoj i vobektë, më vdis mua të vobektë dhe më ringjall në grupin e të vobektëve!” (Tirmidhiu 2352, për të cilin ai thotë se është hadith garib (i ardhur me një rrugë të vetme transmetimi.) Dr.AbduSemi El-Enisi thotë: “Në zinxhirin e këtij transmetimi është El-Harith Ibn Nuaman El-Lejthu, për të cilin Ibn Haxheri në përpilimin e tij “Et-Takrib” numër (1052) ka thënë se ai është një transmetues i dobët.

    Profeti (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Që t’i lësh trashëgimtarët e tu të pasur, është më mirë se t’i lësh të varfër e të mbijetojnë duke ua shtrirë dorën (lypur) njerëzve.” (Buhariu 3936, Muslimi 1628, Ahmedi 1524)

    S’do të kishim se si t’i linim trashëgimtarët tanë të pasur përpos që nga puna ynë përgjatë jetës, të bëjmë zhvillim ekonomik dhe krijojmë kapital nga i cili bëhen të panevojshëm pasardhësit tanë! Një hadith, konsideroj unë, inkurajues skajshmërisht që ne të gjallërojmë, punojmë, bëjmë biznes etj., dhe një nga pretekstet, t’i lëmë trashëgimtarët tanë të pasur!

    Profeti (Paqja qoftë mbi të!) u lut për Enes ibn Malikun duke thënë: “O Allah, shtoje kapitalin dhe fëmijët e tij dhe bekoje në atë që i ke dhënë!” (Buhariu 6378 dye 6379, Muslimi 2480 dhe Tirmidhiu 3829)

    Nëse e vërejmë me kujdes këtë lutje, do të konstatojmë se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) lutet për Enes ibn Malikun që ai të ketë më shumë pasuri…???!!!

    Ibn Xherir et-Taberi thotë: “Që të jem me të mira dhe të falenderoj, është gjë më e dashur për mua sesa të sprovohem dhe të duroj.” (Fet’hu El-Bari, Ibn Haxher, 14/422-423)

    Lidhur me atë që thotë: “Gjëja më e mirë është zgjedhja që ka bërë Profeti dhe masa dërrmuese e sahabëve (shokëve) të tij, të cilët zgjodhën asketizmin (mjaftimin me pak) në aspektin jetik të dynjasë, si dhe largimin nga bukuritë (lukset) e saj”, Hafiz Ibn Haxher el Askalani thotë: “Pretendimi se masa dërrmuese e sahabëve (shokëve të Profetit) kishin (të mira materiale) me pakicë dhe ishin asketë (Asket: përkushtimi i njeriut në jetesën shpirtërore, duke lënë pas dore anën materiale të kësaj bote. – Islami e mëson njeriun që të bëj një jetë të baraspeshuar, midis anës shpirtërore dhe asaj materiale), është një pretendim i papranueshëm, nisur nga gjendja e tyre që dihet. Kush thellohet në jetëshkrimin e selefëve, do ta kuptojë realitetin e këtij pretendimi.” (Fet’hu El-Bari, Ibn Haxheri 14/423).

    Po, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ishte i pasur dhe nuk ishte i varfër, por ai ishte dorëdhënë (Ishte njeriu më i mirë dhe më bujar. Atij kurrë nuk i është kërkuar diçka e të ketë thënë: Jo (Buhariu, 6035), bamirës, i jepte përparësi tjetrit kundrejt vetes së tij, ishte asket dhe asketizmi i tij, ishte me dëshirë dhe kënaqësi. Thotë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Zoti im më ofroi Bat’hanë e Mekës të ma bënte flori, por unë i thashë: Jo o Zot, porse dua që një ditë të ngopem dhe një ditë të ndjejë uri. Kur të ndjej uri, do të të përgjërohem dhe do të të përmend, ndërsa kur të ngopem, do të të falenderoj dhe do të të lëvdoj.” (Tirmidhiu 2347, dhe thotë se eshte hadith ‘hasen-i mirë’)

    Ishte pra: “Model për falenderuesit dhe durimtarët!”

    Që të punoj më me zell, të përpiqem të krijojë pasuri dhe kapital, si rrjedhojë të mund t’i ndihmojë nevojtarët, t’iu gjendem vëllezërvendihmë, t’i përmbush detyrimet dhe obligimet që kam ndaj familjes dhe pasardhësve, është shumë legjitime dhe legale, madje, si inkurajim mes shumë të tjerave, shërbejnë dhe dy hadithet në vijim: Profeti (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e që në të dy prej tyre ka dobi…”) (Muslimi 2664), e që dijetarët në komentimin e tij thonë se mes kategorive të tjera, në të futet edhe besimtari i pasur, si dhe thënia ku Profeti (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Dora e sipërme është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu se dora e poshtme.” (Muslimi). Dhe për të qenë dora e sipërme (që jep), e që qenka më e dashur tek Allahu, duhet që të kemi pasuri!!! E që të mund të posedojmë pasuri, duhet që të punojmë dhe zhvillojmë jetën në tokë, e Zoti Fuqiplotë nuk i’a humb përpjekjen askujt!

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Opozita: Xhaferi të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Kodit të Etikës

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, ulet numri i maturantëve pë 40 për qind

    Lajme tjera

    Prestanome

    PËLLUMB NAKO Arrestimi i disa drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës nga SPAK është pritur me komente…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë