Të fortin e Strugës s’e gjunjëzon kush

    Lirim Shala

    Ramiz Merko, kryetar i tashëm i bashkisë së Strugës, i shpallur person ‘i pa dëshiruar’ nga ShBA për shkak të (citojmë) “korrupsionit të konsiderueshëm, përfshirjes në përvetësim fondesh dhe ndërhyrjes në procese gjyqësore” vazhdon që t’i “mbijetojë” çdo procesi ndaj tij.

    Para disa ditësh u shpall i pafajshëm për shpenzime të tepërta, kur ai pati blerë për 67 mijë euro një veturë “Audi”. Paratë e shpenzuara ishin fonde publike. Gjykata përfundoi që nuk ka shkelje gjatë procedurës së prokurimit të veturës. Shpenzimet e përgjithshme në këtë rast ishin mbi 100 mijë euro.

    I njëjti është shpallur sot fajtor për emërim të jashtëligjshëm të ushtruesve të detyrës së drejtorit në disa shkolla fillore të fshatrave përreth Strugës. Merko është gjobitur me 10 mijë euro dhe paraqet dënim të lehtë sepse kryetari i Strugës nuk është dënuar më herët për ndonjë vepër.

    Për habi, gjykatësi ka gjetur mundësi dhe arsyetime lehtësimi për fajtorin, por kur të kihet parasysh statusi “i pa dëshiruar”, burojnë dyshime se si ka mundësi që gjykatësi nuk gjen dot mundësi dhe arsyetime të forta për të dënuar, si Merkon, ashtu edhe këdo tjetër që ka një situatë të ngjashme.

    Ndaj Ramiz Merkos janë në fazë përfundimtare edhe dy lëndë të tjera të ndara nga njëra-tjetra.

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Inflacioni uli pritshmëritë: Qeveria dhe Banka Popullore përballen me realitetin ekonomik

    Lajmi i rradhës

    Jo parti, por opsione të reja politike te shqiptarët

    Lajme tjera

    Ndarja e pashmangshme

    PREÇ ZOGAJ Përjashtimi i Sali Berishës dhe i grupit të ngushtë rreth tij nga Partia Demokratike kaloi nëpër…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë