Tridhjetë vjet nga akti për themelimin e Universitetit të Tetovës

    Dashmir Idrizi

    Për 30 (1994-2024) vjetë të funksionimit të Universitetit të Tetovës nëpër sallat e këtij institucioni kanë kaluar mbi 105000 studentë prejt të cilëve kanë diplomuar jo më pak se 23 mijë student, të gjithë këto të shpërndarë nëpër 13 Fakultete gjëgjësishtë në 98 programe studimore në ciklit të parë të studimeve, dhe 101 programe studimore në ciklit të dytë. Për të cilët janë kujdesur 320 pedagog universitar të angazhuar në këtë institucion, duke ju bashkangjitur edhe një numër të konsideruar të asistentëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm.

    30 vjet Universitet Urime dhe suksese për të gjithë ata që sakrikuan, për themelimin, ruajtjen dhe kultivimin e “Universitetit të Tetovës” kësaj vatre të diturisë për 30 vjetë me rradhë!! Rruga deri sot nuk ishte e lehtë, shumë herë u thyen shpatat si me faktorin politik shqiptar poashtu edhe atë maqedon, por fatmirësisht triumfoi e vërteta, tuan: studentët, intekektualët-profesorët, mbi të gjitha triumfoi populli shqiptar!

    Qëllimi jonë për publikimin e këtyre të dhënave nuk është i rastësishëm, por përkon me 30 vjetorin e themelimit të institucionit më të lartë arsimor të shqiptarëve të Maqedonisë Aktin e themelimit të “ Universitetit të Tetovës”, dhe t’ua bëjë me dije atyre intelektualëve maqedonas të cilët thanë se ka lindur një foshnjë e vdekur në inkubator, por i themi se ajo foshnjë tani më ka bërrë 30 vjet dhe dita ditës po shtohet, zgjerohet dhe profesionalizohet.

    Njëkohësisht t’u behet me dije gjeneratave të reja se nuk ishte lehtë rruga deri tek themelimi i tij, u deshtë shumë mund, sakricë, djersë, burgosje madje edhe gjakderdhje për të ardhur deri tek kjo ku jemi sot. Më 17 dhjetor të vitit 1994: Në Tetovë nënshkruhet Akti për Themelimin e Universitetit të Tetovës nga anëtarë e Këshillit, kryetarëve të komunave të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës. Gjashtë ditë më vonë shpallet konkursi për pranimin e studentëve;

    Kërkohet nga kuvendet komunale të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës si dhe nga përfaqësuesit tanë politikë në Parlamentin dhe Qeverinë e Maqedonisë, të marrin përsipër sjelljen e aktvendimit për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe – thuhet në Deklaratë”

    Më 4 qershor 1994 në Tetovë u mbajt Kuvendi i intelektualëve të rangut universitar nga Maqedonia ku u mor vendim për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe në Maqedoni, me seli në Tetovë. U zgjodh Kryesia për themelimin e Universitetit në përbërje prej tre anëtarëve (dr. Fadil Sulejmani, dr. Agni Dika, dhe dr. Murtezan Ismaili). Ky Këshill, pasi bëri paraprojektin dhe përgatitjet e tjera të nevojshme, thirri Kuvendin e Intelektualëve Shqiptarë të rangut universitar në Maqedoni, i cili u mbajt në Tetovë më 4 qershor 1994. Nga iniciativat e intelektualëve ishin krijuar edhe organe joformale, si: Kuvendi i intelektualëve dhe Kryesia për themelimin e Universitetit të Tetovës.

    Kuvendi i intelektualëve kishte aprovuar deklaratë, në të cilën ndër të tjerat thuhet: ”Kuvendi i intelektualëve shqiptarë, mori vendim për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe në Maqedoni. Nga rrethanat e krijuara në Maqedoni pas shpërbërjes së Jugosllavisë, kur u vunë kujtë e paligjshëm brenda territoreve tona etnike dhe u bë i pamundur shkollimi i studentëve shqiptarë nga Maqedonia në Universitetin e Prishtinës, e më gjerë, si dhe të bojkotuar nga universitet e Maqedonisë, ku nansues ishin edhe taksapaguesit shqiptarë. Intelektualët shqiptarë të rangut univeristar nga Maqedonia e panë të arsyeshme që të mbajnë Kuvendin për ngritjen e iniciativës për themelimin e universitetit shqip në Maqedoni.

    Nga fakti se në këtë Republikë mijëra shqiptarë të cilët kryenin shkollën e mesme e kishin të pamundur t’i vazhdonin studimet e tyre nëpër universitetet e vendit, ishte nevojë e zhvillimit të natyrshëm e civilizues, marrje e këtij vendimi historik e human për ngritjen e kuadrove arsimore e shkencore të shqiptarëve në Maqedoni në gjuhën e tyre amtare.

    U zgjodh njëkohësisht Këshilli themelues (amë) në përbërje prej 18 anëtarëve, ndërsa Universiteti llon punën në vitin akademik (1994-1995). Selia e universitetit do të jetë qyteti i Tetovës. U kërkua nga kuvendet komunale të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës si dhe nga përfaqësuesit tanë politikë në Parlamentin dhe Qeverinë e Maqedonisë, të marrin përsipër sjelljen e aktvendimit për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe – thuhet në Deklaratë”.

    Në aktin e themelimit morën pjesë edhe kryetarët dhe nënkryetarët e Kuvendeve komunale të Tetovës, të Gostivarit e të Dibrës. Ky Kuvend, pas debatimit të 35 diskutuesve, miratoi njëzërit iniciativën e Këshillit nismëtar për themelimin e Universitetit shqip dhe propozoi për llim hapjen e shtatë fakulteteve të mundshme: Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozok, Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Teologjik – Dega Islame dhe Fakulteti i Arteve.

    Kuvendi zgjodhi njëkohësisht edhe organet e përkohshme për themelimin e Universitetit, si: Kryesinë e Universitetit prej tre anëtarësh dhe Komisionet për hapjen e Fakulteteve të lartëpërmendura, që do ta përgatisin elaboratin, Planprogramet dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm për themelimin dhe funksionimin e këtij Universiteti, përkatësisht për hapjen e këtyre fakulteteve. Zhvillimi i situatës rreth zyrtarizimit të Universitetit është shoqëruar me ngjarje të llojllojshme, ku drejtpërdrejtë ka qenë i kyçur përveç faktorit intelektual edhe ai politik.

    “Kalimi nga Universiteti i Tetovës në Universiteti i Shtetëror i Tetovës “(UT-së) Periudha e dytë në zhvillimin e aktiviteteve rreth zyrtarizimit të arsimit sipëror në gjuhën shqipe është zyrtarizimi i punës dhjetëvjeçare të funksionimit të këtij universiteti-UT, kur më 22.02.2004 Qeveria e R. së Maqedonisë mori vendim që ta njohë këtë universitet. Miratimi i Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror në Tetovë ka krijuar bazë normative dhe ligjore për qasje më të madhe në arsimin e lartë nga bashkësitë pakicë, si që janë shqiptarët dhe bashkësitë tjera. Ky moment padyshim konsiderohet si akt tjetër historik shumë domethënës për këtë institucion, sepse R. e Maqedonisë toi edhe një institucion të arsimit të lartë dhe me këtë akt, u bë një shtytje përpara drejt proceseve demokratike dhe ngritjen e nivelit dhe të vetëdijes të të gjithë qytetarëve drejt integrimit në familjen e vendeve evropiane.

    Periudha e tretë, padyshim është periudha e akreditimit të USHT-së, sepse me akreditimin Universiteti rrumbullakësoi dhe përmbushi kornizën ligjore e akademike të funksionimit dhe strukturimin e gjithëmbarshëm.

    Objektivi, misioni dhe vizioni i zhvillimit dhe dimensionimit të USHT-së konsiston në avancimin dhe rritjen e cilësisë në procesin e mësimdhënies bashkëkohore dhe dijes, avancimin shkencor dhe kadrovik, atë materialoteknik, hapësinor dhe infrastruktural. Gjatë funksionimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të Universitetit Shtetëror të Tetovës është paraparë Strategjia e operacionalizimit, dimensionimit dhe e zhvillimit të Universitetit.

    a) Strategjia zhvillimore e USHT-së;-do të jetë strategji e avancimit të universitetit drejt përpjekjeve maksimale që të risë cilësinë akademike, duke u bazuar në standardet evropiane të shkollimit të lartë sipas Magna Kartës, marrëveshjes së Bolonjës, Konferencës së Glazgout, Konferencës së Bergenit Konferencës Ballkanike të Tiranës dhe shumë e shumë takimeve tjera që çojnë drejt avancimit të modelit të reformuar të arsimit të lartë sipas sistemit të transferit të kredive apo ECTS, sistemit dhe implementimit sa më të shpejtë të këtyre standardeve evropiane në UShT.

    Me këtë Strategji i jepet impuls edhe më i madh Universiteti Shtetëror të Tetovës që sa më shpejt t’i implementojmë këto trende të shkollimit të lartë për të përmbushur ato standarde që i kërkon arsimi sipëror bashkëkohor evropian dhe botëror. Sa i përket bashkëpunimit ndëruniversitar, ka bashkëpunim me universitetet ekzistuese në R. e Maqedonisë veçanërisht potencohet bashkëpunimi ndëruniversitar me universitet rajonale. Universiteti Shtetëror i Tetovës gjatë vitit kalendarik 2008 konkretisht me 27 shtator të 2008 (në shënimin e 920 vjetorit të Universiteteit më të vjetër në Evropë, Universiteti i Bolonjës dhe 20 vjetorit të dokumentit inicues dhe më të rëndësishëm të Procesit të Bolonjës: Magna Chart Universitatum), krahas 45 universiteteve të tjera nga të gjitha kontinentet, nënshkroi Deklaratën e Bolonjës. Udhëheqësi i USHT në një ceremoni tradicionale në Universitetin e Bolonjës, në prani të mbi 100 rektorëve nga e gjithë bota, nënshkroi Magna Charta Universitum, dokumentin që i paraprinë Deklaratës së Bolonjës së datës 19 qershor 1999, e që synon krijimin e një hapësire të përbashkët Evropiane të arsimit të lartë, duke marë kështu për obligim që të inkurajojë secilin shtet, si dhe organizatat mbinacionale relevante që të sajojnë me vendosmëri politikat e tyre në pajtim me këtë përmbledhje parimesh. USHT duke respektuar premisat që dalin nga këto dokumente si dhe nga Ligji për arsim të lartë në RM, ka konsoliduar të gjitha kurikulat e programeve studimore, duke vendosur sistemin 3+2+3, ka bërë vendosjen e standardeve të performancës, menaxhimin e kualitetit si dhe Sistemin ECTS si një ndër kërkesat themelore të ristrikturimit të arsimit të lartë, që parashtrohet në deklaratën e Bolonjës, parimet e së cilës i ka pranuar dhe po punon për t’i realizuar. Padyshim, kjo është një e arritur e madhe e USHT-së ngase edhe ky institucion u fut në familjen e universiteteve evropiane.

    Nëse e bëjmë një krahasim me dhjetëvjetëshim e fundit të shekullit XX-të shihet qart se sjellja e ligjit për zyrtarimin e UT-së ka sjellë ndryshime të jashëzakonshme pozitive.Të dhënat krahasuese të Ministrisë për

    a) Strategjia e operacionalizimit të USHT-së; – nënkupton ekasitetin dhe azhuritetin e funksionimit të universitetit për studentët, stan akademik, administratën dhe të gjithë të punësuarve të tjerë;

    b) Strategjia e dimensionimit të USHT-së; – nënkupton plotësimin e të gjitha kushteve për funksionim normal, si në aspektin kadrovik, hapësinor, materialo-teknik dhe administrative; arsim dhe shkencë tregojnë rritje dhe përmirësim në pjesëmarrjen e bashkësisë shqiptare në arsimin e lartë gjatë viteve të fundit. Në vitin 1992/93, prej gjithsej 26,299 studentëve në Maqedoni, shqiptarët janë përfaqësuar me 2.23% nga totali i regjistrimeve në universitete. Kjo dallon shumë me gjendjen e vitit 2004/2005, ku prej 61,556 studentëve, shqiptarët përfaqësohen me 15.50% nga totali i numrit të studentëve.

    Kjo rritje e pjesëmarrjes së studentëve të bashkësisë shqiptare mund t’i përshkruhet rritjes së numrit të universiteteve shtetërore dhe private. Këtu mund të ceket UEJL në Tetovë dhe Universiteti shtetëror në Tetovë, Universiteti Nëna Tereze në Shkup, ku ofrohet ligjërim në gjuhën shqipe. Kjo plotësohet edhe me institucionet tjera shtetërore ekzistuese të arsimit të lartë ku aplikohet sistemi i kuotave preferenciale për studentët e bashkësisë shqiptare. Sistemi i arsimit të lartë në Maqedoni dallon nga sistemi i arsimit llor dhe të mesëm. Zhvillimet e fundit me hapjen e universiteteve private dhe rritjen e konkurrencës në këto institucione kanë krijuar mundësi për interaksion më të madh mes bashkësive në nivel universitar.

    Zhvillimi i ligjeratave tani më i gjenë studentët dhe profesorët nëpër salla dhe amteatro moderne si dhe nëpër laboratore të përsosura, poashtu në kuadër të Universitetit funksionon edhe konvikti i studentëve i cili nga viti akademik 2023\24 është në shërbim të tyre.

    *Ky është qendrim personal i autorit dhe Nistori nuk i detyrohet ndonjë përgjegjësie sa i përket përmbajtjes. Autori është ligjërues i rregullt në katedrën e Gazetarisë në UT, përndryshe i takon gjeneratës së parë të studentëve të UT-së! /Tradita/

    Lajmi Paraprak

    Thirrje diasporës për të investuar në Tetovë!

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria kërkon fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë