Ramadan Ramadani
Zhvillimet dhe ngjarjet e fundit në botë janë të paqarta, shokuese dhe tmerruese për shumë kombe dhe popuj në botë. Sidomos ato që shfaqin një jaz mes BE-së dhe ShBA-së. Dyshja Trump dhe Musk vazhdojnë të çajnë jaze mes Evropës, por tani që edhe BE ka marrë në dorë llopatat për të bë vija nuk shihet se sa do jet i gjerë dhe i thellë ky pellg! Kjo shfaqje e ndryshimeve, e në disa raste edhe e qëndrimeve të kundërta për shumë çështje në botë mes BE dhe hBA nën Trump është edhe frika e parë që hetohet kudo nëpër botë. Përnjëherë ai orientimi sipas një kibleje “Bota perëndimore” vu duket dy kible shumë popujve dhe shteteve nëpër botë. Andaj gjithë kjo heshtje dhe stepje që vjen nga shumë anë. Me këtë rast nuk komentojnë as shtete dhe popuj që zakonisht kanë bërë këtë punë për çdo çështje në botë, zakonisht edhe pa i pyetur kush dhe pa qenë ato ndonjë faktor për ato çështje.
Stepja dhe heshtja për këtë është duke përparuar dhe do i kaplojë edhe ato liderë dhe shtete të ashtuquajtura sovraniste pasi filluan të shohin pasojat e kësaj çarjeje mbi shumë sovranitete ku e ku më të mëdha. Edhe tipa si Orbani dhe Dodiki që festonin fitoren e Trumpit dhe angazhimin e Muskit tani do stepen dhe heshtin. Sidomos pasi shohin se si një Ukrainë e madhe, që lufton qe dhjetë vite, u bë vetëm menu në takimet SHBA-Rusi?!
Tash shumë popuj dhe shtete nëpër botë janë në të nëjtin pozicion me neve nga këtu; dele që shohin se si theret një lopë e madhe. Mund të shpresojnë se therja do vazhdoje vetëm me kafshë të mëdha e s’do e përfshijë llojin e tyre, por edhe me të drejtë janë shumë të frikësuar me tokën, gjakun dhe fatin e Ukrainës! Tani BE është duke e ngritur një shtallë për dhentë e dhitë dhe me NATO mund të strehohen edhe kuajt dhe lopët e frikësuara dhe çdo popull i mençur dhe i dishëm për momentumin do e ndihmojë dhe bashkangjitet kësaj ngritjeje.
Ne nga këtu nuk shpresojmë shumë në mënçurinë dhe dijen për momentumin sa kena shpresë në fatin dhe vendndodhjen tonë, afër dhe në Evropë, por ama e ndjekim Ukrainën dhe e shohim se dushmani nuk ndalet edhe nëse e jep Krimenë!
*Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Lejohet marrja e tekstit vetëm duke cituar Nistorin. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.