Safit Zeqiri
Zgjedhjet Lokale 2025 në Maqedoninë e Veriut: Mes Llogaridhënies dhe Manovrave Politike
Vendit po i afrohet zgjedhjet lokale të vjeshtës 2025, ndërsa skena politike po gumëzhin nga tensionet dhe kalkulimet e zakonshme paraelektorale. Kjo nuk është një risi për një shtet që ndodhet në një udhëkryq mes aspiratave europiane dhe realitetit të fragmentuar politik, por ajo që bie më shumë në sy këtë herë është niveli i lartë i pasigurisë dhe mungesa e një narrative të qartë politike nga shumë aktorë.
Skena politike reflekton më shumë një garë për mbijetesë sesa për zhvillim. Në një ambient ku debati publik është i polarizuar, qytetarët ndihen të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe taktikat politike që përsëriten cikël pas cikli.
Partitë politike janë në garë jo vetëm për pushtet lokal, por për legjitimitet politik në një shoqëri gjithnjë e më skeptike. Disa prej tyre vazhdojnë luftën e tyre tradicionale për dominim, ndërkohë që të tjerat përballet me sfida të reja, përfshirë një kritikë të shtuar nga brenda. Derisa shkon që disa parti tjera politike në këtë skenë futen me koalicion, që përfaqëson një përpjekje për rikonfigurimin e ndërtimit të një alternative të qëndrueshme, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të ngels siq ishte në zgjedhjet parlamentare, apo ndoshta disa do të ndahen nga kolaicionet e të garojnë veq e veq.
E veçanta e këtij cikli zgjedhor është se zgjedhjet lokale po marrin dimensione gati-parlamentare. Flitet për bojkot, për zgjedhje të parakohshme, për njësi të vetme zgjedhore, për kode të reja – të gjitha këto janë tregues se kriza e besimit ndaj institucioneve është e thellë. Në vend që fokusi të jetë te projektet lokale, kjo fushatë disi nismën e ka të zhvillohet pa fokus të qartë në çështjet e drejtpërdrejta që prekin qytetarët: planifikimi urban, menaxhimi i mbetjeve, transporti publik, shërbimet sociale e të tjera.
Retorika politike është zhvendosur te çështjet si bojkotet e mundshme, reforma zgjedhore e madje edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare – të gjitha të shkëputura nga përditshmëria e votuesit.
Zgjedhjet lokale 2025 janë më shumë se një garë për kryetarë komunash apo këshilltarë. Nëse këto zgjedhje do të sjellin ndryshim apo do të thellojnë status quo-në, kjo varet jo vetëm nga partitë, por edhe nga vetë qytetarët. Sepse në fund të fundit, llogaridhënia fillon nga kutia e votimit.
Në këtë kontekst, votuesit mbeten faktori kyç. Nëse zgjedhjet do të jenë një hap drejt ndryshimit apo një tjetër kapitull i zhgënjimit qytetar, kjo do të varet nga pjesëmarrja e tyre dhe vetëdija për rolin që kanë në formësimin e qeverisjes vendore.