4 vitamina thelbësore për shëndetin e syve

    Shëndeti i syve mund të anashkalohet shpesh ose të merret për i mirëqenë.

    Ai rrezikohet nga ushqyerja e keqe, përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike por edhe nga mosha.

    Ushqyerja e keqe është një faktor i rëndësishëm sepse manifestohet me mungesë vitaminash në organizëm.

    Këto të fundit përbëjnë mburojën më të madhe për sytë (dhe jo vetëm) nga dëmtimet oksiduese dhe inflamacioni.

    4 Vitamina thelbësore për shëndetin e syve

    Në rutinën tuaj të përkujdesjes për sytë duhet të jini të vëmendshëm ndaj vitaminave të mëposhtme:

    Vitamina A

    Kjo vitaminë është e një rëndësie parësore për sytë.

    Prania e saj ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në kushte të errësirës ose dritës së pakët.

    Mungesa e vitaminës A e bën syrin ndjeshëm më të thatë dhe rrjedhimisht dëmton shikimin.

    Vitamina E

    Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organe të trupit.

    Në shumë raste, radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit gjë që më pas shkakton mjegullim të shikimit.

    Vitamina C

    Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm që mbron organizmin nga radikalet e lira.

    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33 përqind rrezikun e problemeve me shikimin.

    Kompleksi i Vitaminave B

    Studimet tregojnë se një kombinim i vitaminave B6, B9 dhe B12 ul ndjeshëm rrezikun e degjenerimit të shikimit, kryesisht tek vajzat dhe gratë.

    Ekspertët këshillojnë që këto vitamina të mos mungojnë në rutinën e përkujdesjes për sytë.

    Ushqyes të tjerë të rëndësishëm për shëndetin e syve.

    Përveç vitaminave të lartpërmendura, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen që të marrin dozat e nevojshme të zinkut.

    Ky i fundit lehtëson rrugëtimin e vitaminës A nga mëlçia tek retina e syrit ku edhe prodhon melaninën.

    Ky pigment është  i domosdoshëm sepse mbron sytë nga rrezet ultra vjollcë.

    Marrja e 40-80 mg zink në ditë bashkë me antioksidantët mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit me 25 përqind, thonë ekspertët.

    Një ushqyes tjetër i nevojshëm janë acidet yndyrore omega-3 të cilat shërbejnë si mburojë e retinës  por edhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    “Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Mësimëdhënësit: rekomandimet e MASh që filloristët të punojnë me orar të shkurtuar, të vonshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë