Buka e bardhë – Efektet anësore në organizëm

    Buka është ai ushqim që nuk mungon kurrë në shtëpitë e Shqiptarëve, e me siguri as në tuajën.

    E ajo që preferohet më shumë është buka e bardhë, për shkak të butësisë dhe shijes që shkon me çdo gjë.

    Mund ta përgatisni e shijoni sipas dëshirës tuaj, por çfarë thonë ekspertët mbi konsumin e tepërt të saj.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon çdo gjë që ju duhet të dini mbi efektet e kësaj buke të dashur në organizmin tuaj në mënyrë që të mos e teproni me dozat.

    Probleme me tretjen

    Buka e bardhë përbëhet nga gruri i përpunuar që shpesh gjatë këtij procesi humbet edhe fibrat të cilat ndihmojnë në tretjen e mirë.

    Me fjalë të tjera, trupi nuk ka mjetet e duhura për ta tretur këtë bukë duke e lënë atë të ngrutë e të patretur për një kohë të gjatë në stomakun tuaj.

    Ngritja e nivelit të gjakut

    Ushqimet me bazë brumin e bardhë, pra grurin e përpunuar janë shumë glicemikë që do të thotë se e lëshojnë shumë shpejt glukozën në trupin tuaj.

    Kështu mund të përjetoni shumë shpejt rritje të nivelit të sheqerit në gjak.

    Kjo është veçanërisht e rrezikshme për personat të cilët vuajnë nga diabeti pasi rritja e sheqerit nga këto produkte është e shpejtë.

    Kështu krojohet ajo që quhet gjendja hiperglickemike ku nivelet e glukozës mbeten të larta duke dëmtuar zemrën, shendetin mendor apo veshkat.

    Shtimi në peshë

    Me gjithë efektet anësore që renditëm deri më tani, shtimi në peshë është i paevitueshëm.

    Sheqeri i lartë tek buka e bardhë dhe mungesa e fibravë e bën këtë ushqim shumë kalorik e që mund t’ju shëndoshë shpejt.

    Probleme me fytyrën

    Lëkura e ndjen gjithë çfarë konsumoni ndaj nëse pas konsumimit të tepërt të bukës së bardhë ju dalin puçrra, sapo e zbuluar shkakun.

    Sipas Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë, ulja e sheqerit dhe nivelit glicemik të marrë nga buka e bardhë mund të ulë shfaqjan e akneve në fytyrë.

    Rrezik nga ishemia

    Një studim i botuar së fundmi në një revistë Britanike thotë se konsumimi i lartë i bukës së bardhë mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh kardiovaskulare si dhe goditjet në tru e zemër.

    Më konkretisht mjekët thonë se personat që konsumojnë rregullisht bukë të bardhë kanë 47% më shuëm rrisk të preken nga goditja në tru se të tjerët./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Disa mënyra për të parandaluar aknet në trup

    Lajmi i rradhës

    Shpargu, një perime për mbretër, perandorë dhe sulltanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë