Nuk është e vërtetë se në spitalet për Covid vriten njerëz të shëndetshëm

    Fotografi ilustruese
    Sëmundje kronike, pra nuk kanë qenë “të shëndetshëm” siç pretendohet në mënyrë të rrejshme në këtë postim. Shënimet mjekësore, historia e trajtimit të pacientëve në sistemin shëndetësor, për vite me radhë evidentohen në një dosje elektronike. Sa herë që mjeku shënon numrin amzë të pacientit, sistemi kompjuterik mundëson qasje në të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore të mëparshme, sëmundjet bashkëshoqëruese, arsyet pse ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në të kaluarën. Gjithashtu, vetë hospitalizimi kërkon që pacienti të ketë një arsye për t’u shtruar në spital. Nuk mund të shkoni në spital pa ndonjë arsye dhe të zeni shtratin atje. Asnjë person i shëndetshëm nuk përfundon në spital, shkruan Vërtetmatësi.

    Po recenzojmë një postim në Facebook, në të cilin janë shpalosur akuza për punonjësit shëndetësorë dhe punonjësit në spitalet ku bëhet trajtimi i pacientëve me Kovid. Edhe pse në postim nuk përmendet konkretisht Republika e Maqedonisë së Veriut, autori shumë herë edhe në të kaluarën ka akuzuar dhe ka shpifur për mjekët në vendin tonë duke thënë se kanë vrarë pacientë, por gjithnjë pa kurrëfarë faktesh dhe provash materiale.

    Këtë herë në postim ai thotë:

    23.10.2021

     Në spitalet e Kovid vriten njerëz.

    pavërteta e parë është se po bëhet ,,vrasje” e pacientëve, ndërsa e dyta se ato janë ,,të shëndetshëm”. Analizа e fundit e Ministrisë së shëndetësisë për periudhën nga 06 gushti deri më 21 tetor tregon se vdekshmëria tek personat e pavaksinuar është shumë e madhe. Në këtë periudhë kohore në vendin tonë kanë vdekur gjithsej 1.506 persona me Kovid-19. Nga ato, 1.246 pacientë, ose 83 përqind e të vdekurve nuk kanë qenë të vaksinuar, pra vetëm 260, ose 17 përqind kanë qenë të vaksinuar.

    Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur nga disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që kemi në dispozicion, thuhet në  informacionin nga Ministria e shëndetësisë 

    Shënimet mjekësore, historia e trajtimit të pacientëve në sistemin shëndetësor, për vite me radhë evidentohen në një dosje elektronike. Sa herë që mjeku shënon numrin amzë të pacientit, sistemi kompjuterik mundëson qasje në të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore të mëparshme, sëmundjet bashkëshoqëruese, arsyet pse ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në të kaluarën. Edhe mjekët amë mbajnë evidencë për pacientët e tyre dhe administrojnë terapi për sëmundjet kronike. Mbi bazë të këtyre të dhënave, Ministria e shëndetësisë ka ardhur në përfundimin se të vdekurit vërtet kanë pasur nga disa sëmundje kronike dhe nuk kanë qenë “të shëndetshëm” siç pretendohet në mënyrë të rrejshme në postimin që po e recenzojmë.

    Gjithashtu, vetë hospitalizimi kërkon që pacienti të ketë një arsye për t’u shtruar në spital. Nuk mund të shkoni në spital pa ndonjë arsye dhe të zeni shtratin atje. Më konkretisht, diagnoza për Kovid-19 kërkon disa parametra që tregojnë për nevojën për hospitalizim. Për shembull, saturacioni i ulët, simptoma të tjera të cilat tregojnë se pacienti ka nevojë të shtrohet në spital. Asnjë person i shëndetshëm nuk përfundon në spital!

    Sa i përket vdekshmërisë së pacientëve me Kovid, ka statistika edhe në disa klinika të caktuara në vend. Për shembull, në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, në klinikat interne. Atje, nga 2000 pacientë të trajtuar, 381 kanë vdekur dhe një e pesta e tyre kanë vdekur që në ditën e parë të shtrimit në spital. Këtë e bëri të ditur koordinatori i të gjitha qendrave Kovid dhe drejtori i Klinikës së pulmologjisë, Dr. Dejan Dokiq, bazuar në statistikat e të gjitha klinikave interne në spitalin shtetëror. Pra, për të paktën një të pestën e pacientëve që kanë ndërruar jetë në këto klinika, shkaku nuk ka qenë trajtimi joadekuat, por ardhja me vonesë dhe hospitalizimi i vonuar.

    Pastaj, në spitale trajtohen pacientët që ose kanë një test PCR pozitiv ose me simptomatologji të Kovid-19. Është e qartë se ata me PCR pozitiv në trup e kanë virusin (është e paparashikueshme se si do zhvillohet dhe çfarë pasojash do shkaktojë te pacienti). Ky është një tjetër argument që bie ndesh me pretendimin e rremë se personat që shtrohen në spital janë “të shëndetshëm”.

    Në qendrën e Kovidit në SHPQ “8 Shtatori” në Shkup, ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë, nga respiratori janë shpëtuar 130 pacientë, që është një procedurë mjaft komplekse. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar vazhdimisht se Kovid-19 është një sëmundje e paparashikueshme që prek si të rinjtë ashtu edhe të rriturit, me një ecuri të paparashikueshme të simptomave. Është e vërtetë që ndonjëherë vdesin edhe persona pa sëmundje bashkëshoqëruese. Sa i përket këtyre arsyeve, një numër i madh i profesionistëve mjekësorë kanë dhënë këndvështrimet e tyre.

    Për shkak të gjitha argumenteve të lartëpërmendura, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që në spitale po vriten njerëz të shëndetshëm.

    Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Pasivizimi i adresave, formë e legalizimit të pastrimit etnik në Luginë

    Lajmi i rradhës

    Nuk është e vërtetë se vaksinat kundër Covid-19 do ju vrasin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë