HURMA – fruti me shumë veti ushqyese

    Hurmat janë ndër frutat më të pëlqyera nga njerëzit. Kjo frutë ndryshe quhet edhe si “fruta e paqes” për shkak që i ka mbijetuar bombës atomike në Nagasaki.

    Origjina e hurmave është nga kontinenti aziatik dhe rriten në pemën e quajtur kaki.

    Vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë janë si ndihmesa në tretje dhe jashtëqitje, forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin, luftojnë aneminë, lodhjen, stresin si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

    Në anën tjetër ato përmbajnë sasi të lartë të ujit, sheqerit, vitaminave dhe mineraleve.

    Hurmat rriten në mbarë botën, me 90 për qind të prodhimit në Kinë, Japoni dhe Kore. Në Azinë Lindore periudha kryesore vjeljes së kakisë është në muajt tetor dhe nëntor. Pemët kanë humbur tashmë gjethet e tyre në kohën e vjeljes. Ndonjëhere, fruta me ngjyra të ndezura lihen të vjelura në pemë për efekt dekorativ.

    Në Kinë, kakia ka qenë e kultivuar që nga kohra të lashta. Ajo konsiderohet të ketë katër virtyte: jeton gjatë, krijon një sipërfaqe të madhe me hije, përdoret nga zogjtë për të nertuar fole, dhe nuk sulmohet nga dëmtuesit.

    Të gjithë Azinë, veti të ndryshme shëruese i atribuohen hurmës. Ajo thuhet të jetë e dobishme kundër sëmundjeve të stomakut dhe diarresë. Frutat e papjekur thuhet të jenë një trajtim për ethe, nëse ata piqen në enë derisa të janë të ëmbël si mjaltë.

    Kultivimi i këtij lloji fillimisht u përhap nëpër Azinë Lindore.

    “Sharon” është një varietet i kakisë nga Izraeli, i quajtur sipas Fushës pjellore të Sharonit. Ajo nuk përmban fara dhe nuk është e athët, sepse përmban më pak taninë.

    Në Spanjë, ekziston një varietet i kakisë, i quajtur “Ribera del Xuquer” në rajonin e Valencias.

    Kaki prodhohet edhe në Shqipëri, kryesisht në rajonin e Elbasanit dhe Beratit.

    Vetitë kuruese

    Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. pervec ketyre vetive te vecanta hurmat ndihmojne edhe ne ritjen e aktivitetit hormonal per te dy sekset,ne grate shtatzane ajo ndihmon ne lindje normale dhe te kollajshme…Keto fruta kane nje perdorim te gjere ne vendin tone sidomos ne Shqipërine e mesme

    Lajmi Paraprak

    Mbi 20 vite Jazhinca ndjen mungesën e një ambulance, banorët paralajmërojnë protesta

    Lajmi i rradhës

    Sot përfundoi karvani i vaksinimit kundër Covid-19 në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë