ISHP: Mos përdorni pastrues apo zbardhues për të larë frutat dhe perimet!

    Instituti i Shëndetit Publik këshilloi sot se mënyra më e mirë për të larguar papastërtitë është t’i lajmë perimet dhe frutat me ujë të freskët. 

    “Lajini ato në ujë të rrjedhshëm për 30-60 sekonda. Fërkojini që të largoni papastërtitë. Thajini frutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër.

    Përpara se t’i gatuani ose t’i prisni, pastroni mirë sipërfaqet e gatimit – enët, thikat dhe çdo gjë tjetër që do të përdorni.

    Lani duart me sapun dhe ujë.

    Përpiquni që të shmangni ruajtjen e perimeve dhe frutave për shumë kohë.

    Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta,” ka theksuar në përfundim ISHP.

    Lajmi Paraprak

    Lojërat Olimpike: Atletët australianë dëmtuan shtretërit dhe dhomat e tyre para se të largoheshin

    Lajmi i rradhës

    Pse vera është koha perfekte për të lënë duhanin

    Lajme tjera

    Pse çaji me mente?

    Vetëkuptohet se nuk ka ilaç që do t’ju bëjë të humbni peshë në mënyrë magjike brenda natës. Megjithatë,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë