Si ndihmon banania në rënien nga pesha

    Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend.

    Banania është mjaft e shijshme dhe shumë e pasur në vlera.

    Ajo i jep trupit tonë të gjithë ato gjërat e mira për të cilat ka nevojë.

    Bananet përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza.

    Ajo është shumë e pasur me kalium, magnez dhe ofron energji.

    Banania konsiderohet si ‘fruti i lumturisë’ sepse të shton humorin dhe lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të shumë hormoneve të mirëqenies.

    A ndihmon banania kundër mbipeshës?

    Një banane mesatare përmban 3.07 gramë fibër ndërkohë që sasia ditore e rekomandueshme e fibrës për të rriturit është 25 gramë.

    Studimet tregojnë se konsumi i lartë i fibrës ndihmon në zvogëlimin e peshës trupore.

    Fibra, ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë, duke ulur kështu sasinë e kalorive.

    Trupit  i duhet shumë kohë të tresë lloje të caktuara fibrash dhe kësisoj rregullon vetë nevojat për ushqyes të caktuar.

    Fibra i vjen në ndihmë trupit për uljen e kolesterolit dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Përpos fibrës, banania përmban edhe niseshte rezistuese e cila në vetvete është karbohidrat që nuk shpërbëhet lehtë në zorrën e vogël.

    Kësisoj ajo nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe stimulon rritjen e baktereve të mira në zorrë.

    Konsumi i kësaj niseshteje i ndihmon njerëzit të humbasin në peshë sepse ajo funksionon njësoj si fibra.

    Sipas ekspertëve, banania është një frut shumë i mirë për njerëzit që duan të kujdesen për trupin e tyre dhe që të humbasin peshë.

    Megjithatë, ajo nuk është e mjaftueshme për arritjen e rezultateve të duhura.

    Sigurisht që njeriu nuk mund të humbasë peshë duke ngrënë vetëm banana, por duke e bërë atë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe duke kryer aktivitet fizik. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Në Maqedoni mungojnë vaksinat kundër “Hepatit B”

    Lajmi i rradhës

    Retorika nxitëse – ekzagjerim apo përgatitje për një zgjidhje?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë