Kur fillojnë të ndikojnë barnat kundër dhimbjeve!

    Ja sa kohë nevojitet që pas ibuprofenit dhe paracetamolit të ndieni lehtësim

    Me barnat kundër dhembjeve me bazë ibuprofeni apo paracetamoli nevojiten rreth 30 minuta që të ndikojnë nga momenti kur i keni pirë.

    Për gjysmë ore, tableta zbërthehet në stomak, në mënyrë që përbërësit aktivë mund të arrijnë në gjak.

    Nëse ibuprofeni përdoret si bar antiinflamator, te gjendjet kronike, siç është artriti, mund të prisni zbutje të konsiderueshme të simptomave pas tri javësh.

    Mirëpo, nëse pini ibuprofenin, mos harroni që ai patjetër duhet të merret ose gjatë ushqimit ose drejtpërdrejt pas ushqimit.

    Nëse e pini në stomak të thatë, mund të shkaktojë irritim të lukthit, transmeton Telegrafi.

    Nëse ju nevojitet diçka që do të ndikojë më shpejt, mund të provoni shurupet me bazë ibuprofeni apo paracetamoli.

    Mos prisni, por kërkoni ndihmë

    Nëse ndjeni se po dhimbja po rritet, kërkoni kujdes mjekësor. Mos lejoni që dhimbja të përshkallëzohet. Sa më shpejt që të filloni trajtimin, aq më e lehtë do të jetë që ta mbani nën kontroll sëmundjen. 

    Lajmi Paraprak

    Osmani e akuzon Serbinë se po tenton të krijojë tensione përmes “bandave kriminale”

    Lajmi i rradhës

    Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit drejt kolapsit financiar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë