Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik

    Dhimbjet e nervit shiatik vijnë në trajtat e një agonie të vërtetë.

    Problemet me nevin shiatik zakonisht kanë si pikënisje hernien diskale, që shkakton kompresim dhe inflamacion të shpinës.

    Shpesh lëndimet si pasojë e ngritjes së peshave të rënda nxisin dhimbjet e nervit shiatik.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, faktorë të tjerë rreziku janë: mbipesha, ndryshimet në shtyllën kurrizore, jeta pasive dhe qëndrimi ulur për shumë kohë.

    Nervi shiatik dhe dhimbjet e tij kryesisht trajtohen me ndihmë mjekësore, por krahas tyre, ekspertët rekomandojnë edhe disa kura natyrale terapeutike.

    Trajtimet kundër dhimbjes së nervit shiatik trajtohen me medikamente kundër inflamacionit dhe për qetësimin e muskujve.

    Trajtimet e mëposhtme të sugjeruara nga AgroWeb.org, ju vijnë në ndihmë kundër dhimbjeve.

    Qepa

    Qepa mund të mos ketë një aromë të këndshme, por përbërësit e saj luftojnë inflamacionin dhe e zbusin irritimin e shkaktuar tek nervi shiatik.

    Masazhojeni zonën e dhimbjes me pjesën e brendshme të gjysmës së qepës duke formuar lëvizje rrethore për 10 minuta.

    Këtë masazh duhet ta bëni dy herë në ditë.

    Gjethet e lakrës

    Sipas informacioneve të AgroWeb.org, vlerat terapeutike të lakrës janë funksionale edhe kundër simptomave të nervit shiatik.

    Ngrohni disa gjethe lakre dhe vendosini në zonën e dhimbjes.

    Mbajini për 10 minuta dhe nëse është e nevojshme përsëriteni këtë dy herë në ditë.

    Vaji i xhenxhefilit

    Vaji esencial i xhenxhefilit lufton inflamacionin. Kur aplikohet në lëkurë, ai shkakton një ndjesi nxehtësie që e mposht dhimbjen.

    Hidhni pak vaj në pëllëmbët e dorës dhe masazhonin zonën që ju dhëmb.

    Masazhi duhet të zgjasë 8 deri në 10 minuta.

    Këtë masazh duhet ta bëni çdo ditë deri sa dhimbja të largohet.

    Lexoni këtu si të përgatisni vajin e xhenxhefilit.

    Hudhra

    Hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon dhimbjen.

    Hani një thelpi hudhër esëll në mëngjes dhe përpara se të bini për të fjetur.

    Vaji esencial i lules menekshe

    Ky vaj përdoret kundër disa lloje dhimbjesh.

    Ai aplikohet në lëkurë dhe falë masazhit përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Masazhi me këtë vaj efikas duhet të zgjasë 10-15 minuta. Ai nuk duhet të jetë i fortë dhe duhet përsëritur dy herë në ditë.

    Përveç kurave natyrale, njerëzit që vuajnë nga nervi shiatik duhet të shmangin lëvizjet intensive që mund të përkeqësojnë situatën. /AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Lajçak: prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

    Lajmi i rradhës

    Këto peceta higjienike përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë