Mishi i kuq dhe i përpunuar lidhet me sëmundjen e zemrës sipas një studimi të fundit

    Konsumimi i mishit tw viçit, qingjit, mishit të derrit dhe mishit të përpunuar do të rrisë rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës më vonë gjatë jetës, sipas një meta-analize të re të studimeve në mbi 1.4 milion njerëz që u ndoqën për 30 vjet.

    E quajtur edhe sëmundja e arterieve koronare, gjendja është shkaku kryesor i vdekjes dhe paaftësisë në mbarë botën. Zhvillohet kur depozitat yndyrore të kolesterolit krijojnë grumbullim të pllakave në muret e arterieve që furnizojnë me gjak zemrën.

    Rreziku për sëmundjen koronare të zemrës u rrit teksa sasia e mishit u rrit, sipas studimit të botuar të mërkurën në revistën Critical Reviews in Food Science and Nutrition.

    Për çdo 50 gram viç, mish qingji dhe mish derri të ngrënë, rreziku i sëmundjes koronare të zemrës u rrit 9%. Një racion i rekomanduar i mishit është rreth 85 gram, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

    Lajmi Paraprak

    Memphis Depay prezantohet te Barcelona: Ëndërr e bërë realitet, mezi po pres të luaj me Messin

    Lajmi i rradhës

    Për tre muaj, 29 vetëvrasje!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë