Në qoftë se ju mundojnë alergjitë pranverore, pos rrjedhjes së hundëve, me siguri keni edhe simptomën e pakëndshme që ka të bëjë me sytë
Një ndër truket më të thjeshta që e rekomandojnë oftalmologët është vënia e një kompresë të ngrohtë në sy, mirëpo ekziston edhe mënyra e saktë se si bëhet kjo për të pasur efekt.
Oftalmologia Merien Element ka shpjeguar që para se të vendosni kompresën e ngrohtë duhet t’i mbyllni sytë, ndërsa jeni të shtrirë.
Ajo posaçërisht këshillon që kjo të bëhet para se të flini gjumë, për dy arsye.
“Kompresa patjetër duhet të qëndrojë në sy së paku dhjetë minuta, mirëpo patjetër gjatë gjithë kohës të jetë e ngrohtë. Nëse fillon të ftohet, zëvendësojeni”, këshillon ajo.
Më mirë është ta bëni këtë në mbrëmje para se të shkoni të flini gjumë, sepse atëherë jeni të shtrirë në shtrat. Gjithashtu do ta dini që të nesërmen nuk do të jeni të ekspozuar ndaj alergjive.
Vendoseni kompresë të ngrohtë dhe mbajeni së paku dhjetë minuta.
– Një efekt shtesë i dobishëm është se do t’ju relaksojë para gjumit dhe do të mundësojë një gjumë më të mirë, thotë oftalmologia.