Regjimi i duhur ushqimor për personat që vuajnë nga hekuri i lartë në gjak

    Disa njerëz vuajnë nga gjendja në të cilën trupi thith shumë hekur nga ushqimi. Ndryshe ajo njihet edhe si Hemokromatoza.

    Kur hekuri depozitohet në organet vitale, si mëlçia, zemra dhe pankreasi, mund të shkaktojë dëmtime afatgjata.

    Ndaj njerëzit me hemokromatozë, duhet të reduktojnë sasinë e hekurit në trup dhe për këtë ka disa metoda.

    Një prej tyre është ndryshimi në regjimin ushqimor, duke përfshirë ushqimet e duhura dhe duke shmangur ato që rrezikojnë shëndetitn.

    Pra me pak fjalë, regjimi më i mirë ushqimor për hemokromatozën përfshin ushqime të ulëta në hekur.

    Frutat dhe perimet

    Me hemokromatozën, hekuri i tepërt rrit stresin oksidativ dhe aktivitetin e radikaleve të lira, që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.

    Antioksidantët që gjenden me shumicë tek to, luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit tuaj nga ky dëmtim.

    Megjithatë ju duhet të tregoni kujdes rreth perimeve që janë të pasura me hekur.

    Drithërat dhe bishtajoret

    Drithërat dhe bishtajoret përmbajnë substanca që pengojnë përthithjen e hekurit.

    Prandaj konsumi i tyre mund të ndihmojë trupin të mos mbithithë hekurin nga ushqimet.

    Vezët

    Në një studim, studiuesit zbuluan një proteinat tek e verdha e vezës frenonin përthithjen e hekurit.

    Çaji dhe kafeja

    Këto pije përmbajnë substanca polifenolike të quajtura tanine, që pengojnë përthithjen e hekurit nga organizmi.

    Proteinat

    Edhe pse shumë ushqime me proteina përmbajnë hekur, kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht nga regjimi juaj.

    Në vend të kësaj mund të konsumoni ushqime të pasura me proteina që janë më të ulëta në hekur. Të tilla si gjeldeti, pula apo peshku ton.

    Ushqimet që duhen shmangur

    Mishi i kuq

    Mishi i kuq është një burim i hekurit, që do të thotë se hekuri absorbohet më lehtë nga trupi.

    Nëse vazhdoni të konsumoni mish të kuq, merrni parasysh që ta konsumoni në sasi të vogla dhe ta shoqëroni me ushqime që ulin përthithjen e hekurit.

    Ushqime të pasura me vitamina A dhe C

    Shumë perime me gjethe jeshile përmbajnë vitaminë C, vitaminë A dhe hekur. Megjithatë, lloji i hekurit pranishëm në to nuk absorbohet aq lehtë dhe përfitimet duket se i tejkalojnë rreziqet.

    Ushqimet e fortifikuara

    Ushqimet e fortifikuara janë pasuruar me lëndë ushqyese dhe shumë prej tyre përmbajnë sasi të larta të hekurit.

    Alkooli i tepërt

    Konsumimi i vazhdueshëm i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë. Dhe mbingarkesa me hekur gjithashtu mund të shkaktojë ose përkeqësojë dëmtimin e mëlçisë. Kështu që alkooli duhet të konsumohet vetëm në mënyrë të moderuar.

    Dhe nëse keni ndonjë lloj sëmundjeje të mëlçisë për shkak të hemokromatozës, nuk duhet të konsumoni fare alkool.

    Suplementet

    Suplementet me vitaminë C duhen shmangur tek ata me hemokromatozë. Ju mund të konsumoni vlerën e rekomanduar ditore të vitaminës C përmes frutave dhe perimeve të plota.

    Nëse keni hemokromatozë, duhet të merrni me kujdes multivitaminat. Sepse ato  mund të përmbajnë sasi të larta të hekurit, vitaminës C dhe lëndëve të tjera ushqyese që rrisin përthithjen e hekurit. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa: Me zgjedhjet e parakohshme do të vendoset se kush duhet të udhëheq në të ardhmen vendin

    Lajmi i rradhës

    A ndikon stresi tek nivelet e sheqerit në gjak

    Lajme tjera

    Hipotiroidizmi

    Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë