Shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve

    Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes.

    Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.

    Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh.

    Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë.

    Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit

    Simptomat e lodhjes së syve

    Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:

    • Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve
    • Lotim ose tharje e syve
    • Shikim i mjegulluar
    • Dhimbje koke,
    • Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
    • Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
    • Vështirësi në përqendrim
    • Vështirësi në hapjen e syve.

    Shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve

    Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:

    • Përdorimi i pajisjeve dixhitale,
    • Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim
    • Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,
    • Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
    • Tharja e syrit,
    • Stresi dhe lodhja
    • Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë

    Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:

    Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve

    Ekrani reflektohet

    Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur

    Ekrani ka kontrast të ulët.

    Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.

    Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar.

    Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet dixhitale. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq thotë se Zagrebi e refuzoi dy herë kërkesën e tij për të vizituar Jasenovacin

    Lajmi i rradhës

    Stipe Mesiq nuk beson që ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë