Simptomat e kancerit të pankreasit

    I njohur si “vrasësi i heshtur”, kanceri i pankreasit është jashtëzakonisht i vështirë për t’u dalluar.

    Kërkimet tregojnë se një tumor që rritet në pankreas mund të zgjasë 12 deri në 15 vjet përpara se të bëhet invaziv.

    Sipas kërkimeve të fundit, ekzistojnë gjashtë mutacione të gjeneve specifike që lidhen me kancerin e pankreasit. Këto mutacione mund të ndodhin edhe tek njerëzit pa histori familjare të sëmundjes.

    Për fat të keq, shumica e rasteve me këtë lloj kanceri nuk mund të parandalohen, por ju mund të zvogëloni rrezikun duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme.

    Problemet e tretjes

    Oreksi i dobët, dispepsia dhe të vjelljat janë të zakonshme tek njerëzit me këtë lloj kanceri.

    Disa ose të gjitha këto simptoma mund të ndodhin kur një tumor në pankreas shtyp stomakun ose pjesën të zorrëve të vogla.

    Nëse kjo ndodh, ushqimi mund të mbetet në stomak dhe të shkaktojë vështirësi në tretje, të përziera dhe të vjella.

    Shqetësimet në tretje mund të ndodhin edhe për shkak të bllokimit të kanalit të pankreasit, nëpër të cilin rrjedhin enzimat e pankreasit, ose për shkak të ndryshimeve në prodhimin e këtyre enzimave.

    Humbje peshe

    Pankreasi është një organ i vendosur në bark, prapa stomakut pranë zorrës së hollë, fshikëzës së tëmthit dhe duodenit.

    Ai ka një rol të rëndësishëm në shndërrimin e ushqimit që hamë në lëndë djegëse për qelizat e trupit.

    Ushqimi mund të mos tretet siç duhet nëse pankreasi nuk funksionon për shkak të kancerit, dhe kjo mund të çojë në humbje peshe dhe lodhje.

    Dhimbje barku

    Dhimbja në pjesën e sipërme të barkut është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të pankreasit.

    Ajo mund të fillojë në zonën e stomakut dhe të përhapet përreth në shpinë. Dhimbja është më e keqe kur shtrihesh dhe lehtësohet nëse ulesh. Ajo mund të shfaqet edhe pas ngrënies.

    Pirja e duhanit

    Konsumi i duhanit është i lidhur ngushtë me kancerin e pankreasit. Duhani është i vetmi rrezik i faktuar për shfaqjen e kancerit.

    Njerëzit që pinë duhan kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer në pankreas në krahasim me ata që nuk e pinë.

    Lajmi i mirë është se lënia e duhanit mund të bëjë një ndryshim të menjëhershëm.

    Mbipesha

    Obeziteti është një faktor rreziku për kancerin e pankreasit. Pesha e tepërt rreth belit mund të jetë një faktor rreziku edhe tek njerëzit që nuk janë shumë mbipeshë. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Përse jodi është shumë i rëndësishëm për funksionin e tiroides?

    Lajmi i rradhës

    Immanuel Kant: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë