Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

    Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës.

    Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie.

    Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.

    Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi.

    Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.

    Vlerat shëndetësore të shegës

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare.

    Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat.

    Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.

    Si të përdorni lëngun e shegës kundër infeksioneve

    Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës.

    Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.

    Mënyra të tjera për trajtimin e infeksioneve

    Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit

    Lëngu i limonit është një prej tyre.

    Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm.

    Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin.

    Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar.

    Lëngu i boronicës së kuqe  parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare.

    Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    “Shkarkimi i drejtorëve ekonomikë i ka kursyer shtetit mbi 250 mijë euro”

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet më të mira për shëndetin e syve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë