Njihuni me ushqimet e pasura në zink për një sistem imunitar më të fortë

    Zinku jo vetëm që luan një rol në funksionin imunitar, por gjithashtu përshpjeton shërimin e plagëve, si dhe sintezën e proteinave. Ndryshe nga lëndët e tjera ushqyese që ruhen në trup, trupat tanë nuk e ruajnë zinkun. Prandaj është shumë e rëndësishme të konsumoni çdo ditë ushqime të pasura me zink.

    Në këtë artikull ju njohim me disa nga ushqimet që përmbajnë më shumë zink, të cilat forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë shëndetin tuaj.

    Gocat e detit

    Gocat e detit kanë nivele tepër të larta të zinkut, po ashtu të proteinave dhe hekurit. Vetëm gjashtë goca deti të gatuara, ju japin 472% të vlerës ditore të rekomaduar të zinkut. Ato gjithashtu sigurojnë 34 % të vlerës ditore për hekur dhe 457 % për vitaminë B12. Vitamina B12 është thelbësore për shëndetin e qelizave dhe ndihmon në parandalimin e anemisë megaloblastike.

    Mishi i viçit

    Mishi i viçit përmban shumë lëndë ushqyese si proteina, hekur dhe vitaminë B12. Një biftek (prej 90gr) i gatuar, ju jep 85% të vlerës ditore për zink. Dhe kur bëhet fjalë për mishin e viçit, moderimi është thelbësor. Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit (WCRF) këshillon që të kufizoni marrjen e tij, në jo më shumë se 500 gr në javë. Kjo pasi konsumi i tepërt i mishit të kuq dhe të përpunuar lidhet me një rrezik në rritje të kancerit kolorektal.

    Thjerrëzat

    Thjerrëzat janë një ushqim i shkëlqyeshëm bimor me shumë zink. Thjerrëzat kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës falë përmbajtjes të lartë të fibrave.

    Spinaqi

    Spinaqi, por edhe zarzavatet e tjera me gjethe jeshile, duket se kanë pak nga gjithçka që është e mirë për ju: folat, hekur me bazë bimore, fibra, vitamina A, C, E, K dhe magnez. Por spinaqi, ndodh të jetë një nga pak perimet që kanë përmbajtje të lartë të zinkut. Një 1 filxhan spinaq i gatuar përmban 12% të vlerës ditore për zink, 20 % për vitaminë C dhe 25 % për vitaminë E.

    Tërshëra

    Tërshëra mund të jetë vërtet mëngjesi i kampionëve. E pasur me karbohidrate komplekse, të cilat ushqejnë muskujt dhe trurin tuaj, ajo përmban 21 % të vlerës ditore për zink, për 1 filxhan të gatuar si edhe 4 gr fibra. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Hani çfarë të doni, me pak minuta ushtrime në ditë mund të digjni 1 kg. në muaj

    Lajmi i rradhës

    Pa restrikcione dhe masa të reja | Prioritet vaksinimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë