Për shkak të klimatizimit a mund të na dhembin sinuset?

    Personat alergjikë mund të ndiejnë mbylljen e hundëve, sepse grimcat e vogla siç janë: poleni, sporja e mykut, pluhuri dhe mola, të mbërthyera në filtrat e kondicionerëve, aktivizohen kur të ndizet kondicioneri.

    Klima përfundimisht ndikon që dikujt t’i rrjedhin hundët ose t’i mbyllen, madje për disa shkaqe, theksojnë ekspertët amerikanë.

    E para, hyrja në ambient të ftohtë, në dhomë të thatë mund të shkaktojë rrjedhje të hundëve, mu sikur edhe sikur dalja në ditët e ftohta të dimrit kur disa njerëz kanë nevojë për fasoleta, thotë dr. Johnn Ohman, shef i Repartit të Alergologjisë në Qendrën Mjekësore në Boston.

    Si duket, ajri i ftohtë shkakton refleksin e sistemit nervor në hundë, i cili aktivizon gjëndrat në membranat nazale që të prodhojnë jargë.

    Problemi mund të jetë posaçërisht i shprehur te ata me probleme alergjike.

    Ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë, megjithatë, do të duhej të shkaktonin vetëm mbyllje të përkohshme të hundëve, thotë dr. Ohman.

    Personat alergjikë mund të ndiejnë mbylljen e hundëve, sepse grimcat e vogla siç janë: poleni, sporja e mykut, pluhuri dhe mola, të mbërthyera në filtrat e kondicionerëve, aktivizohen kur të ndizet kondicioneri, thotë dr Maria Garcia-Lloret, alergolog na UCLA.

    Ndotësit dhe bakteret nuk do të shkaktonin reaksion alergjik vetvetiu, mirëpo do të mund të irritonin hundët.

    Ekspozimi ndaj sporeve të mykut mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili mund të zgjat goxha shumë.

    Rinologu ka theksuar që është me rëndësi ndërrimi i rregullt i filtrave të kondicionerëve.

    Nëse nuk i mirëmbani, çdo gjë që thithni filtrohet nëpërmjet kësaj “flete” gjigante të pluhurit, duke kthyer pluhurin në ajër, gjë që nuk është edhe aq i dobishëm.

    Lajmi Paraprak

    Ndikimi i temperaturave të nxehta te dhimbja kronike

    Lajmi i rradhës

    “Kodi Penal i RMV duhet të jetë më i rreptë për ngacmimet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë