Pse rritet temperatura në mbrëmje dhe a është e rrezikshme?

    Sëmundja nuk është gjithmonë arsyeja, kontrolloni nëse i keni këto shprehi!

    Temperatura e lartë e trupit tregon fillimin e sëmundjes, por pse është më e lartë në mbrëmje?

    Temperatura e ngritur e trupit është një problem me të cilin përballen shumë njerëz këto ditë. Nëse jeni në mesin e tyre, atëherë duhet të keni vënë re se temperatura është më e lartë në mbrëmje sesa gjatë ditës.

    Për shumicën e njerëzve, temperatura mesatare normale e trupit është rreth 37 gradë Celsius, 36.59 të jetë e saktë. Megjithatë, temperatura e lartë e trupit tregon fillimin e sëmundjes, por arsyeja nuk është gjithmonë vetëm ftohja, viruset apo gripi.

    Këto janë arsye të tjera të mundshme:

    ▪ mënyra aktive e jetesës
    ▪ marrja e ushqimit të nxehtë (temperatura rritet menjëherë pas ngrënies)
    ▪ stresi
    ▪ inhalimi i substancave dhe kimikateve të dëmshme
    ▪ marrja e medikamente të caktuara
    ▪ veshja me rroba shumë të ngrohta
    ▪ konsumimi i alkoolit
    ▪ larë në ujë të nxehtë

    A është e rrezikshme temperatura e ngritur në mbrëmje?

    Nëse temperatura e trupit “rritet” në mbrëmje, kjo mund të tregojë problemet e mëposhtme:

    ▪ fillimi i një ftohjeje
    ▪ lodhje kronike dhe rraskapitje
    ▪ proces inflamator
    ▪ sëmundje të mëhershme

    Temperatura fillon të “rritet” pasdite, sepse atëherë dobësohet mbrojtja e sistemit imunitar. Kur është i rraskapitur, mungesa e gjumit ose pas një sëmundjeje të rëndë, sistemi imunitar është i ndjeshëm, prandaj temperatura e trupit rritet.

    Vitaminat dhe pushimi mund të ndihmojnë më së miri në shërim.

    Lajmi Paraprak

    7 ushqimet me karbohidrate që duhet të blini për të ulur kolesterolin

    Lajmi i rradhës

    “Asnjë mik nuk është aq besnik sa një libër”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë