A po harrojmë mirëqenien e fëmijëve?!

    Vera Stanojeviq, pedagoge

    Vera Stanojeviq
    Pedagoge në pension 

    Para disa ditësh u gjenda në shoqërinë e disa nënave të reja, fëmijët e të cilave shkojnë në kopsht, qoftë në kopshte shtetërore apo private. Kur je në shoqërinë e nënave të reja është shumë e pritshme që biseda të kthehet kah fëmijët dhe është e zakonshme që nënat të mburren me fëmijët e tyre. Kështu ishte edhe kësaj rradhe. Njëra u mburr me atë se fëmija i saj katër vjeçarë din të shkruaj shumë fjalë, madje fëmija i saj din edhe t’i lidh disa fjalë, e kështu me rradhë. Supozova që bëhet fjalë për fëmijë shumë të përparuar, por nënat e reja potencuan se tërë këto i kanë mësuar në kopsht (veçanërisht në kopshtet private), madje edhe vet ishin të habitura kur fëmijët kanë përcjellë arritjet e tyre në shtëpi.

    Meqë tërë jetën time e kalova në arsim, disa vite si edukatore në kopsht, ndërsa pjesën tjetër si pedagoge shkollore, i njohë mirë programet e punës në shkolla, po edhe në kopshte, andaj menjëherë më alarmoi ajo që nënat bisedonin.

    E pyeta veten nëse diçka kam anashkaluar nga reformat, që ndodhin herë pas here në arsim, kështu që befas pushoi të qenit e vlefshme përparimi vertikal i përvetësimit të njohurive tek fëmijët, gjegjësisht çfarë duhet mësuar në kopsht e çfarë në shkollën fillore? Por jo, pasi u konsultova sërisht me programet, kuptova që kopshtet private ose nuk ndjekim programën e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit ose edukatorët punojnë sipas mënyrës së vet. Kjo punë tani hyjnë në një fushë tjetër, gjegjësisht në fushën e Ministrisë së Arsimit, në fushën e Inspektoratit shtetëror, dhe sigurisht që këtë nuk dua ta komentoj.

    Ajo ku dua të ndalem është fakti se edukatoret ndoshta të shtyra nga motivi për të krijuar një imazh të suksesshëm të kopshteve të tyre, harruan mirëqenien e fëmijëve. Fëmijët parashkollorë, edhe në vitet e mëhershme edhe tani, e shpresoj edhe në të ardhmen, nuk duhet të fillojnë me shkrimin dhe leximin fillestarë në periudhën kur janë në parashkollorë. Dihet ku dhe kur duhet të fillohet me këtë proces, e ai është në klasën e parë në shkollë fillore, me mësues që janë trajnuar me edukimin e tyre formal për t’ua mësuar shkrim-leximin fëmijëve.

    Çfarë do të ndodhë me këta fëmijë kur do të shkojnë në klasë të parë, të cilët që në kopsht kanë mësuar shkrim-lexim?

    1. Vërehet që ata mërziten në orën e mësimit të shkronjave
    2. Janë jo të qetë në ato orë mësimore
    3. Iu tërhiqet vërejtja nga ana e mësuesve e kjo pastaj çon në refuzim të shkuarjes në shkollë
    4. Nuk i kanë të përvetësuara linjat ndihmëse për shkrim
    5. Si pasojë e kësaj i shkruajnë gabim shkronjat
    6. Rendi i shkrimit të shkronjës është i gabuar

    dhe një sërë gjërash të tjera të cilat mund të shkaktojnë probleme që në fillimet e procesit arsimor, duke e shëndruar arsimin në proces të refuzuar.

    Në zhvillimin e fëmijëve nuk ka diçka të rastësishme, gjithçka ndodhë për një arsye, andaj duhet patur kujdes që në moshë të hershme, se për cilat aftësi, dituri, qëndrime, do t’i mësojmë fëmijët, e parasëgjithash duke patur parasysh edhe zhvillimin e tyre individual. Fëmijët duhet të nxiten për të mësuar, por jo të sforcohen shumë e pastaj të kemi efektin e kundërt.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Luftë në Ballkan apo luftë për klikime online?

    Lajmi i rradhës

    Demokracia dhe feja: si shqiptarët ruajnë balancën ndërmjet besimit dhe shtetit modern

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë