Seleni ul rrezikun nga diabeti

    Studimet e fundit të shkencëtarëve francezë kanë treguar se niveli i lartë i selenit në gjak mund të ulë rrezikun për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, me këtë edhe të diabetit.

    Është interesant edhe fakti se ky efekt pozitiv i selenit është vërejtur vetëm te meshkujt, dhe për fat të keq jo edhe te femrat.

    Është treguar se meshkujt me nivel më të lartë të selenit në gjak kanë 50% rrezik më të ulur për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, në krahasim me meshkujt të cilët kanë vlera më të ulëta.

    Autorët kanë shtuar se është e nevojshme të arrihen vlerat më të larta të selenit në gjak, me qëllim që të arrihet efekti më i mirë parandalues i diabetit.

    Seleni bashkë me vitaminën E, vitaminën C, glutathione dhe vitaminën B3 si një antioksidant, parandalojnë dëmin nga radikalet e lira në trup, transmeton Telegrafi.

    Përmbajtja e selenit në ushqime varet nga përqendrimi i selenit në tokën, ku janë rritur të lashtat.

    Ushqime që janë konsideruar përgjithësisht burime të mira të selenit janë: arra braziliane, fara luledielli, peshku (tuna, shojzë e atlantikut verior, sardelet, shojzë, salmon), butakët (gocat e detit, midhjet, karkalecat, molusqet, fiston), mishi (viçi, mishi i mëlçisë, mish qengji, derri), shpendët (pulë, gjeldeti), vezët, kërpudhat (sumbull, crimini, shiitake), drithërat (embrion gruri, elbi, orizi, tërshëra), qepët.

    Nëse i tejkaloni 400 mcg në ditë mund të çojë në toksicitetit nga seleni. Efektet anësore mund të përfshijnë humbjen e flokëve, njolla të bardha në thonj, lodhje, marramendje, vjellje dhe dëme nervore.

    Ka disa prova se nivelet e larta në selen mund të rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës.

    Lajmi Paraprak

    BE: Facebook dhe TikTok të etiketojnë falsifikimet me AI

    Lajmi i rradhës

    Buka e nxehtë e dëmshme për organizmin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë