Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit

    Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet.

    Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit.

    Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit.

    Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.

    Çfarë është apendiksi

    Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit.

    Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar.

    Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet.

    Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm.

    Çfarë Është Apandesiti

    Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.

    Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

    Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.

    Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

    Cilat janë simptomat e apandesitit

    Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:

    • Dhimbje të forta barku,
    • Të vjella dhe të përziera,
    • Konstipacion ose diare,
    • Fryrje abdominale
    • Temperaturë dhe ethe
    • Humbje e oreksit

    Si të kuptoni nëse ka shpërthyer apendiksi

    Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim.

    Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut.

    Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore.

    Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje.

    Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë.

    Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit./AgroWeb.

    Lajmi Paraprak

    Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë

    Lajmi i rradhës

    Shkupi do “propozim francez” të ri!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë