Si ndikon pirja e kafes në humori tuaj

    Kafeina është një stimulues i fortë për trurin.

    Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon tek humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se si ndikon kafja dhe përgjithësisht kafeina në disa aspekte të shëndetit mendor.

    Kafeina e bën njeriun më të vëmendshëm dhe të ndihet më i arrirë.

    Ajo mund të përmirësojë humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik.

    Por si çdo stimulues tjetër, ajo rrit dozat e ankthit, të cilat tek disa njerëz rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë luhatje të humorit.

    Rekomandohen jo më shumë se tre kafe në ditë.

    Ndikimi në aktivitetin mendor

    Kafeina përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme.

    Njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin.

    Thënë thjesht, kafeina është rruga e shkurtër drejt një aktiviteti më të mirë të trurit.

    Megjithatë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se përmirësimi i aktivitetit mendor nuk varet totalisht nga sasia e kafeinës së konsumuar në ditë.

    Nga ana tjetër, njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre.

    Janë pikërisht këto pritshmëri që në vetvete orientojnë rolin e kafeinës në aktivitetin e tyre.

    Pra pas pirjes së kafes, psikologjikisht ndihemi më mirë.

    A duhet të pini më shumë kafe për aktivitetin mendor?

    Ekspertët janë të mendimit se shtimi i dozave të kafeinës për të pasur një aktivitet më të mirë mendore është diçka e gabuar.

    Patjetër që kafeina sjell përfitime të mëdha, por ato janë afatshkurtra.

    Si të tilla, ato mund ta shtyjnë njeriun të pijë më shumë kafe, duke prishur balancat e duke rrezikuar shëndetin.

    Një nga simptomat më të forta të sasisë së lartë të kafeinës është ndjesia e ankthit.

    Më pas, ulja e dozave të kafeinës shoqërohet me simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e trurit.

    Fundja, kafeina si stimulues që është shkakton varësi dhe çdo varësi shfaqet me simptoma dhe efekte anësore.

    Gjëja më e zgjuar që mund të bëni është të përzgjidhni kohën e pirjes së kafesë në mënyrë që të merrni përfitimet më të mëdha të saj pa u përballur me pasojat.

    AgroWeb.org ju rekomandon që të mos pini kafe pa ngrënë dhe të evitoni orët e mbrëmjes.

    Nëse ju pini me shumë se tre filxhanë kafeje në ditë, do të përballeni me efekte anësore të mëdha që kanë një peshë më të madhe se përfitimet momentale./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Lëvdata e kritika në Shqipëri për ndalimin e Tiktok-ut

    Lajmi i rradhës

    “Vetmia është pavarësi”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë