Të vërtetat dhe të pavërtetat për dhimbjet e shpinës

    Dhimbjet e shpinës janë një problem shumë i përhapur, për të cilat ekzistojnë shumë fakte dhe informacione që jo gjithmonë janë të sakta.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni 6 fakte të pavërteta në lidhje me këto probleme.

    A është i dëmshëm aktiviteti fizik?

    Me ndihmën e një terapisti, aktiviteti fizik i vjen në ndihmë shëndetit të shpinës, duke forcuar muskujt që mbështesin shtyllën kurrizore.

    Një shpinë e fortë mund t’i rezistojë stresit.

    Terapistët e duhur mund të rekomandojnë ushtrime të thjeshta të cilat ndihmojnë shtyllën kurrizore.

    Hernia diskale ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale?

    Në më shumë se 90 përqind të rasteve, hernia diskale përmirësohet me pushim, fizioterapi dhe medikamente kundër inflamacionit.

    Kjo do të thotë se ndërhyrja kirurgjikale nuk është gjithmonë e nevojshme.

    A këshillojnë gjithmonë mjekët ndërhyrje kirurgjikale?

    Kjo nuk ndodh gjithmonë. Shumë prej kirurgëve të fushës përpiqen t’i bindin pacientët të mos kryejnë ndërhyrje.

    Në pjesën më të madhe të problemeve me shpinën, ndërhyrja kirurgjikale është e panevojshme.

    Ajo nevojitet kur të gjitha trajtimet e tjera nuk kanë qenë të suksesshme dhe në varësi të problemit mjekësor.

    Problemet me disqet e shtyllës kurrizore a janë madhore

    Disqet kurrizore janë si gomat e makinës që me kalimin e kohës bien.

    Kjo është arsyeja përse njeriu humbet gjatësinë e tij me kalimin e moshës.

    Por disqet kurrizore nuk kanë nevojë të ndërrohen si gomat.

    Dhimbjet e shpinës – A shërohen duke ndenjur shtrirë

    Gjëja më e mirë që mund të bëni për shtyllën kurrizore është të kryeni aktivitet të lehtë fizik.

    Ecja është një aktivitet fizik neutral.

    Shtendosja e lehtë dhe e butë gjithashtu mund t’ju vijë në ndihmë.

    Dëmtimet e nervave shkaktojnë dhimbje të forta

    Ky pretendim mund të jetë i vërtetë në pak raste.

    Zakonisht, irritimi dhe kompresimi i nervave të shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhimbje që tejzgjatet në të gjithë këmbën

    AgroWeb.org këshillon konsultën me mjekun në rast se dhimbjet e shpinës janë të forta dhe zgjasin në kohë./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Mbi 500 mijë kërkesa për azil në Europë në gjysmën e parë të 2024

    Lajmi i rradhës

    BE mirëpret thirrjet e Vuçiqit për riintegrimin e serbëve në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë