Zinku në ndihmë kundër viruseve dhe baktereve

    Ky element është i rëndësishëm për forcimin e imunitetit, si dhe për promovimin e rigjenerimit efikas të qelizave dhe rregullimin e prodhimit të hormoneve.

    Përveç kësaj, zinku përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes dhe ndihmon në luftimin e viruseve dhe baktereve, e cila tani është veçanërisht e rëndësishme.

    Trupi ynë nuk prodhon zink, prandaj ky element duhet të përfshihet në dietën tuaj. Mishi i kuq, peshku, shpezët dhe arrat janë burimet kryesore, dhe zinku gjendet gjithashtu në ushqime të pasura me proteina.

    Sidoqoftë, mos e teproni. Mbidoza e zinkut mund të ndërhyjë në përthithjen e mineraleve tjera të rëndësishme; shkakton ndryshime në aftësinë për të nuhatur erën apo shijuar shijen e ushqimeve. Gjithashtu zinku mund të shkaktojë të vjella, të përziera, diare, dhimbje barku.

    Nëse jeni duke marrë suplemente zinku, duhet ta bëni me vakte.

    Është fakt se në stomak bosh, zinku mund të shkaktojë të përzier. Ekspertët pajtohen se është mirë të merret zink gjatë ditës, jo në mëngjes ose në mbrëmje.

    Disa ushqime mund të zvogëlojnë absorbimin e këtij minerali. Po flasim për krunde, drithëra të plota dhe ato që përmbajnë shumë fibra.

    Për më tepër, zinku është jokompatibil me ushqime që përmbajnë fosfor si qumështi dhe mishi i shpendëve.

    Nuk rekomandohet të merrni zink së bashku me Fe dhe Ca, sepse këto elemente në gjurmë do të ndërhyjnë në mënyrë aktive në absorbimin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Arsyeja pse nuk duhet ta përdorni telefonin në rrugë

    Lajmi i rradhës

    10 gjërat që një fëmijë me autizëm dëshiron t’ju thotë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë