10 humbjet e turpshme të Barcelonës në Ligën e Kampionëve që nga viti 2017

    Humbja e turpshme e Barcelonës në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut të mërkurën mbrëma i çoi në 10 numrin e ‘shkatërrimeve’ apo distafave të rënda që kanë pësuar vetëm në katër vitet e fundit.

    Ardhja e Xavi Hernandezit në kampionat kishte për qëllim të sinjalizonte një epokë të re për Blaugranët, por ishte më shumë e njëjta gjë në Bavari, me katalunasit që nuk arritën t’i rrezikonin asnjëherë kundërshtarët e tyre.

    Është e padrejtë të hedhim shumë faj në derën e Xavit, duke pasur parasysh se sa larg datojnë problemet.

    Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një listë me 10 shkatërrimet apo dështimet e Barcelonës në katër vitet e fundit.

    Filloi kundër PSG-së

    Në të vërtetë, e para nga këto 10 goditje ishte në vitin 2017 në Parc des Princes kundër Paris Saint-Germain.

    Ai 4-0 thuajse dukej si një aksident, duke qenë se i ndodhi një skuadre të Luis Enrique që përmbante lojtarë si Lionel Messi, Neymar dhe Andres Iniesta.

    Megjithatë, ‘remontada’ prej 6-1 në Camp Nou sigurisht që mbuloi të çarat që parisienët kishin ekspozuar.

    Por, kjo ishte një shenjë se një epokë po përfundonte, dhe humbja 3-0 ndaj Juventusit tre javë më vonë konfirmoi pikërisht këtë, ashtu si edhe largimet e Luis Enrique dhe Neymar.

    Rezultatet përulëse në Evropë erdhën të dendura dhe të shpejta në sezonet në vijim, me humbjen 3-0 nga Roma në vitin 2018, të ndjekur nga një humbje tjetër prej 4-0 ndaj Liverpoolit.

    Por, më e keqja ishte goditja tashmë famëkeqe me rezultat 8-2 nga Bayern në vitin 2020, një rezultat që bëri që Messi të dërgonte mesazhin e tij me ‘burofax’ duke kërkuar një largim nga Barcelona.

    Maestro i vogël përfundoi duke qëndruar por sikletet vazhduan, me një humbje 3-0 ndaj Juventusit e ndjekur nga një humbje tjetër 4-1 nga PSG.

    Si e tillë, dhe me çështjet e klubit kaq të njohura, goditjet kanë qenë më të pritura këtë sezon, por jo më pak të dhimbshme, duke humbur dy herë nga 3-0 ndaj Bayernit dhe gjithashtu ndaj Benficas.

    Kjo listë përbën 10 netët e tmerrshme, dhe tani vjen poshtërimi i konkurrimit në Ligën e Evropës pas eliminimit të tyre në fazën e grupeve nga Liga e Kampionëve.

    Kjo nuk është diçka që dikush mund ta imagjinonte në 2017-ën, por ka qenë periudha më e keqe në historinë e fundit të Barcelonës – dhe do të duhet pak të kthehen në bind.

    Lista me 10 distafat e tmerrshme që përjetoi Barcleona:

    Lajmi Paraprak

    Federalizimi i mirëfilltë i Rusisë, si masë kundër rrezikut të neo-imperializmit rus

    Lajmi i rradhës

    Ç’i ndodh njeriut kur humb punën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë