14 yjeve të futbollit që u skadojnë kontratat në fund të sezonit

    Disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit kanë kontrata valide me klubet respektive deri në fund të sezonit 2022/2023.

    Goal ka bërë listimin e emrave kryesorë të futbollit, të cilët mund të transferohen si lojtarë të lirë në verën e ardhshme, në rast se nuk arrijnë marrëveshje për rinovim me klubet aktuale.

    Cristiano Ronaldo

    Rikthimi i ëndrrave i CR7 te Manchester Unitedi nuk shkoi sipas planit dhe qëndrimi i tij në Old Trafford pritet të marrë fund në vitin e ardhshëm.

    Djajtë e Kuq e kanë opsionin që t’ia vazhdojnë qëndrimin edhe për një sezon, por vështirë se mund të ndodhë kur kihet parasysh se superylli portugez e kishte kërkuar largimin gjatë kësaj vere.

    N’Golo Kante

    Kontrata e tanishme Kantes me Chelsean është valide deri në verën e vitit të ardhshëm.

    Pritet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për karrierën e mesfushorit, i cili lidhet me klube të shumta evropiane.

    Marcus Rashford

    Manchester Unitedi akoma nuk marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Marcus Rashford.

    Sulmuesi anglez do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme, ndërsa klubi anglez e ka opsionin e zgjatjes edhe për një vit shtesë.

    Lionel Messi

    Superylli argjentinas është në formë fantastike në sezonin e dytë me Paris Saint-Germainin që është i fundit në kontratën e tij me kampionin francez, ku kaloi në vitin 2021 nga Barcelona.

    Megjithatë, njësoj si Ronaldo edhe Messi e ka mundësinë e vazhdimit për një sezon tjetër, por është spekuluar vazhdimisht për një rikthim të tij në Camp Nou, ku 35-vjeçari do të dëshironte ta përfundojë karrierën.

    Sergio Busquets

    Qëndrimi 14 vjeçar i Sergio Busquets te Barcelona mund të marrë fund kur t’i skadojë kontrata në verën e ardhshme.

    Mesfushori do t’i ketë mbushur 35 vjet në fund të sezonit 2022/2023 dhe akoma nuk ka bisedime për një kontratë të re.

    Jorginho

    Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit, në fund të sezonit do të përfundojë edhe qëndrimi pesëvjeçar i Jorginhos te Chelsea.

    Juventusi ka shprehur interesim për ta kthyer mesfushorin në Serie A, mirëpo pritet të shihet cili do të jetë veprimi i Bluve në muajt në vazhdim.

    Karim Benzema

    Sulmuesi francez ka qenë futbollisti kryesor i Real Madridit në vitet e fundit, megjithatë kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonin 2022/2023.

    Tashmë po zhvillohen bisedime për zgjatje të menjëhershme njëvjeçare, por akoma nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

    Ilkay Gundogan

    Ilkay Gundogan iu bashkua Manchester Cityt nga Borussia Dortmundi në vitin 2016 dhe ka kaluar vite të suksesshme në Ligën Premier deri më tani.

    Mirëpo, në rast se Pep Guardiola nuk është i interesuar për shërbimet e tij, atëherë në verën e ardhshme mund të marrë fund qëndrimi i tij në Etihad Stadium.

    Toni Kroos

    Mesfushori gjerman vazhdon të jetë ndër yjet kryesore të Real Madridit prej se u transferua nga Bayern Munichu në vitin 2014.

    Porse Kroos do t’i ketë 33 vjet në fund të këtij sezoni kur edhe mund të mbarojë qëndrimi tetëvjeçar në Santiago Bernabeu, në rast të mosarritjes së marrëveshjes adekuate për kontratë të re.

    Roberto Firmino

    Roberto Firmino po luan në sezonin e tij të tetë te Liverpooli dhe edicionin 2022/2023 mund të jetë i fundit për të në Anfield.

    Braziliani tashmë është pjesë e gardës së vjetër te Redsat, edhe pse është vetëm 30 vjeçar dhe nuk e ka rëndësinë e dikurshme në skuadër.

    Luka Modric

    Kontrata e Luka Modricit me Realin duhej të skadonte në vitin 2022, mirëpo kroati e zgjati edhe për një vit shtesë që është duke mbaruar këtë sezon.

    Megjithëse është 37 vjeçar, thuhet se Los Blancos janë të interesuar ta mbajnë mesfushorin kreativ së paku edhe për një vit tjetër.

    Jan Oblak

    Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka kontratë me klubin spanjoll deri në fund të sezonit aktual.

    Ai konsiderohet ndër gardianët më të mirë në qarkullim dhe pritet të ketë oferta të shumta për të ndërruar klub, edhe pse Diego Simeone dëshiron me çdo kusht që ta mbajë.

    Zlatan Ibrahimovic

    Ka pasur thashetheme se veterani i sulmit do të pensionohej para sezonit 2022/2023, por ai vendosi të nënshkruante kontratë të re me Milanin, e cila skadon në verë.

    Ibra është duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit dhe mund të kthehet në lojë në vitin 2023. Ai do t’i mbushë 41 vjet në verë dhe pritet të shihet nëse do të pensionohet apo do të zgjedhë të luajë akoma.

    Marco Reus

    Mesfushori gjerman ishte zotuar në të kaluarën se do ta përfundonte karrierën te Borussia Dortmundi, megjithatë ai ka kontratë deri në fund të sezonit aktual.

    Gjërat mund të ndryshojnë dhe nga edicioni i ardhshëm mund ta shohim 33-vjeçarin duke luajtur diku tjetër.

    Lajmi Paraprak

    Negociatat për një mandatar të ri në Mal të Zi: Mbështetje verbale për Miodrag Lekiq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë