Armend Alimi, një nga legjendat e KF Shkëndijës, i jep fund futbollit profesional

    Armend Alimi duke kthyer topin te bashkëlojtarët në ndeshjen KF Shkëndija – Borec, që përfundoi me rezultat 3-1. Foto: Lirim Shabani

    Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, futbollit aktiv i jep lamtumirën një nga figurat më të mëdha që ka veshur ndonjëherë fanellën kuqezi. 

    Armend Alimi mbyll kapitullin e tij si lojtar aktiv, në një karrierë dinjitoze gjatë së cilës më shumë se 7 vite të kaluara te KF Shkëndija, duke qenë pjesë e 8 sezoneve të rëndësishme në historinë moderne të klubit.

    I njohur si “Zizu” nga bashkëlojtarët, numri 5 i paharrueshëm i Shkëndijës ishte pjesë e gjeneratës së artë që shkroi historinë më të madhe të klubit. Ai kontribuoi në fitimin e 3 titujve kampion dhe 2 Kupave, duke qenë protagonist në sukseset më të mëdha vendore dhe duke lënë gjurmë të thella edhe në arenën evropiane, me paraqitje vendimtare në arritjen tre herë resht në play off të UEFA Europa League.

    Si mesfushor me vizion, gol dhe karakter lideri, Alimi ishte për vite me radhë edhe kapiten i skuadrës, një figurë e respektuar brenda dhe jashtë fushës. Kumanovari që u bë simbol i Tetovës largohet nga fusha e gjelbër si një nga lojtarët më të dashur dhe më të suksesshëm në historinë e klubit tonë. 

    Shkëndija e falënderon për gjithçka që dha për futbollin, për fanellën kuqezi, për profesionalizmin, përkushtimin dhe emocionet e paharrueshme.

    Faleminderit, legjendë! Kuqezi përjetë. ❤️🖤

    Lajmi Paraprak

    Koçoska: buxheti përcakton punësimet, jo të gjitha kërkesat do të pranohen

    Lajmi i rradhës

    Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë