Arrihet marrëveshja më e madhe në historinë e futbollit, Abramovich e shet Chelsean tek Wyss e Boehly

    Pas shumë bisedimeve më në fund është arritur marrëveshja që klubi më i madh londinez Chelsea të shitet.

    Roman Abramovich ka vendosur përfundimisht ta shes Chelsean dhe garën për ta blerë gjigantin anglez a kanë fituar konsorciumi zvicerano-amerikan me Hansjorg Wyss e Todd Boehly.

    Nëse qeveria britanike miraton blerjen, atëherë do të finalizohet marrëveshja më e madhe në histori të futbollit.

    86-vjeçari zviceran Hansjorg Wyss dhe 48-vjeçari amerikan Todd Boehly do të jenë pronarët e rinj të klubit londinez, raporton mediumi zviceran Blick.

    Wyss dhe Boehly kanë gjetur marrëveshjen me rusin Roman Abramovich për blerjen e Chelseat për një shumë rekorde prej 3,5 miliardë funte (4,117,000,000 euro).

    Marrëveshja në fjalë do të futet në histori sporteve, pasi asnjëherë më parë nuk është paguar një shumë e tillë për të blerë një klub sportivë.

    Roman Abramovich ishte detyruar ta shes Chelsean pasi qeveria britanike i vendosi atij sanksione pas luftës që shpërtheu mes Rusisë dhe Ukrainës, e milarderi rus u sanksionua shkaku që njihet si njëri nga njerëzit më të afërt të presidentit Vladimir Putin.

    Gjithsesi tani Chelsea mund të thuhet se ka pronarë të rinj dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes Abramovich dhe dyshes Wyss e Boehly është vetëm çështje ditësh.

    Lajmi Paraprak

    Donfried: Mali i Zi të luftojë korrupsionin dhe të kërkojë përgjegjësi nga Rusia

    Lajmi i rradhës

    Covid-19, Petliçkovski paralajmëron verë të qetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë