Barcelona arrin marrëveshje me Kessie

    Barcelona ka arritur marrëveshje me Franck Kessie, raporton gazetari i afërt me kampin blaugranas, Gerard Moreno.

    Katalunasit ka kohë që janë në ndjekje të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë dhe tani thuhet se është arritur marrëveshja.

    Sipas Morenos, Kessie do të kalojë nga Milani te Barcelona si lojtar i lirë, pasi të ketë përfunduar muaji qershor.

    Kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor, andaj pas asaj date do të mund të prezantohet në Camp Nou.

    Ende nuk ka ndonjë detaj shtesë se sa vite kontratë do të nënshkruajë, por pritet të jetë trevjeçare. 

    Lajmi Paraprak

    “Bankat disponojnë deviza të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve”

    Lajmi i rradhës

    Sot në RMV përfundon detyrimi për pajisje dimërore të automjeteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë