Barcelona e mposht Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

    Barcelona e ka filluar vitin 2023 me trofe, pasi e mposhti rivalin e vjetër Real Madridin 3-1 në finalen e Superkupës së Spanjës.

    Derisa ndeshja nisi me kujdes të shtuar nga dy skuadrat, shanset nuk munguan në gol, por mungoi konkretizimi.

    Skuadra katalunase kaloi në epërsi fillimisht në minutën e 34-të, kur Robert Lewandowski asistoi te Gavi.

    Më pas, polaku kaloi në rolin e golashënuesit, me spanjollin që ia ktheu nderin në minutën e 45-të.

    Pjesa e dytë ishte disi më e balancuar, por katalunasit nuk u ndalën me gola.

    Ishte Pedri, ai që realizoi golin e tretë të Barcelonës, ndërsa Gavi realizoi edhe asistimin e tij të dytë në këtë finale.

    Deri në fund, pati tentim zhgënjyes nga Real Madridi për të shënuar së paku një gol, dhe atë e arritën përmes Karim Benzemas në minutën e 90+2-të për rezultatin final 3-1.

    Në fund, Barcelona ia doli ta fitonte Superkupën e saj të 14-të në histori, derisa Los Blancos mbesin në dy më pak. 

    Lajmi Paraprak

    AJRI I NDOTUR | Fëmijëve të Shkupit u bie kapaciteti i mushkërive të bardha

    Lajmi i rradhës

    Kalcium jo vetëm nga qumështi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë