Derbi i Mançesterit për Robert Lewandowskin

    Manchester City vazhdon të jetë në treg për një qendërsulmues dhe zgjidhjen pritet ta bëjë në afatin kalimtar veror.

    Ndërsa, sipas Fichajes, klubi anglez do të përfshihet në garë për shërbimet e Robert Lewandowskit, nëse ai bëhet i disponueshëm në qershor.

    Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Bayern Munichut, i cili mund të largohet nga Allianz Arena.

    Polaku 33 vjeçar ka qenë në formë të jashtëzakonshme në sezonet e fundit duke u shndërruar në një makineri golash.

    Sidoqoftë, në fund të edicionit 2021/2022, ai mund të kërkojë një sfidë të re në një ligë të re.

    Lajmi Paraprak

    Ish-ministri Fetai: Borxhi i RMV-së tani jep efekte negative në rritjen ekonomike

    Lajmi i rradhës

    Pjesë nga libri ‘Kronika të një shoqërie likuide’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë