“Futbolli promovon vlera” – KF Shkëndija bën thirrje për maturi dhe respekt në ndeshjen me KF Shkupi

    Nesër në ora 17:00 në stadiumin e Tetovës do të luhet ndeshja futbollistike ndërmjet KF Shkëndija dhe KF Shkupi. Nga KF Shkëndija njoftojnë se biletat do të jenë falas, përcjell Nistori.

    Njëherit në njoftimin e KF Shkëndija bëjnë thirrje të gjithë tifozëve të tregojnë respekt dhe mirësjellje, virtyte që tregojnë jo vetëm në botën e sportit, por edhe më gjërë.

    E ftojmë gjithë publikun futbolldashës nga shteti dhe rajoni më i gjerë, që të jetë i pranishëm në derbin e ditës së diel në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, që bashkërisht ta shijojnë këtë derbi si futbolldashës të denjë, por assesi jo në formë të organizuar nga grupe të vogla, me mendësi dhe skenar euforik të ulët, me fjalor të urrejtjes që mund të nxit edhe dhunë, pa mos kalkuluar mirë pasojat e mundshme negative shoqërore që nuk përjashtojnë as ndonjë epilog të mundshëm tragjik. Këto lloje të tentativave të organizuara asnjëherë nuk do të gjejnë përkrahjen dhe asnjëherë nuk do të lejohen nga KF Shkëndija.

    Njoftojmë të gjithë ata që e kuptojnë futbollin dhe e duan atë për vlerat që ka dhe që promovon, ta ndjekin këtë derbi, jo në rrjetet sociale, por në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, duke treguar respekt dhe mirësjellje për secilin që do të jetë prezent, virtyte këto që futbolli i promovon në botën moderne. – thuhet në njoftimin e KF Shkëndij. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Korruptimi i fesë

    Lajmi i rradhës

    Pikat e bardha rreth syve, çfarë tregojnë për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë