Gjithçka që duhet të dini për përfitimet e ekipeve pjesëmarrëse në Katar 2022

    Kanë përfunduar çiftet çerekfinale të Botërorit, pas të cilave në duelet gjysmëfinale do të garojnë Argjentina, Kroacia Franca dhe Maroku.

    Lionel Messi dhe Luka Modric, do të cilët takohen të martën nga ora 20:00 dhe do të jenë të parët që do të zbresin në fushë.

    Një ditë më vonë në të njëjtën orë do të luajnë Franca dhe Maroku.

    Ndeshja për vendin e tretë është caktuar të shtunën nga ora 16:00, ndërsa finalja do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00.

    Përfitimet

    Edhe pse çdo skuadër duhet të paguante më pak se 1.5 milion euro për tu regjistruar që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Katarit, të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të kthehen nga ky vend shumë më të pasura.

    Për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, FIFA ka ndarë një çmim prej 8.7 milionë euro për secilën përzgjedhje, ndërsa për kualifikimin në 1/8, ekipet marrin nga 12.5 milionë euro.

    Për arritjen në çerekfinale pritet një çmim prej gati 16.5 milionë euro, ndërsa vendi i katërt do të shpërblehet me 24 milionë euro.

    Për vendin e tretë është i garantuar një çmim prej 26 milionë euro.

    Nënkampioni do të arkëtojë 30 milionë euro, kurse kampioni i botës gjithsej 42 milionë euro. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    A ndikon vërtetë i ftohti në dhimbjet e gjurit dhe kyçeve?

    Lajmi i rradhës

    Sot duhet të fillojë pagesa e ndihmës financiare për kategoritë në nevojë të qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë