Gjysmë milionë euro gjobë për klubin që largohet nga Kupa e Botës për Klube

    Kupa e Botës për Klube me pamje të re tashmë është dëshmuar mjaft kontradiktore saqë FIFA ndihet e detyruar të sigurohet që klubet të mos largohen.

    Sipas gazetarit të Sky Sports, Kaveh Solhekol, rregulloret e reja thonë se pjesëmarrësit duhet të nxjerrin skuadrat më të forta në garën që do të zhvillohet verën e ardhshme.

    Nëse ndonjë klub tërhiqet nga Kupa e Botës për Klube, ata do të gjobiten me të paktën 500 mijë euro.

    Nuk është e qartë se sa e lartë mund të shkojë gjoba, por që është duke u marrë çdo masë që klubet të mos largohen nga gara.

    Gara me 32 skuadra nuk është e popullarizuar në mesin e lojtarëve të futbollit që mendojnë se janë mbingarkuar gjatë viteve të fundit.

    Everything you need to know about the FIFA Club World Cup 2025

    Madje disa top futbollistë kërcënuan se është e mundur një grevë për të kthyer vëmendjen te mirëqenia e lojtarëve. 

    Lajmi Paraprak

    Katër gjërat që duhet t’ua mësojmë fëmijëve para se t’i mbushin 10 vjet

    Lajmi i rradhës

    Trump bëhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë